1

Vllaznia mbetet në krye të Superligës

               Publikuar në : 19:55 - 16/01/21 liberale

Vllaznia fitoi në një ndeshje të rëndësishme, duke mundur Kukësin.  Suksesi i shkodranëve nuk ishte i lehtë. Loja e skuadrës së Brdaric nisi të ngrihej në mesin e pjesës së parë. Pas kthimit nga dhomat e zhveshjes, futbollistët e kishin të njëjtë dëshirën për të fituar. E treguat të gjithë në aksionin që solli golin e minutës së 58.

Arlind Kalaja mund të quhet heroi i ndeshjes. Sulmuesi 25-vjeçar vinte në ndeshjen e parë pas një dëmtimi të gjatë.

Tekniku Thomas Brdaric paralajmëron se tashmë skuadra e tij do të jetë më e sulmuara nga klubet e tjera të Superligës

“Jam i kënaqur me ndeshjen, por tashmë të gjithë duhet të kuptojnë se çdo skuadër do të përpiqet të na ndjerë nga objektivat e fillimit të sezonit”.

Vllaznia vazhdon të jetë 9 pikë nga vendi i dytë, Teuta që fitoi 2-0 me Bylisin me golat e Lorenco Vilës dhe Ildi Grudës.

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back