Globi

"Vjedhja e zgjedhjeve", Trump mbledh fonde për betejën ligjore

Shkruar nga Liberale
"Vjedhja e zgjedhjeve", Trump mbledh fonde për betejën

Skuadra e fushatës së presidentit Donald Trump ka filluar mbledhjen e fondeve një ditë pas zgjedhjeve për të nisur betejën ligjore kundër rezultatit të zgjedhjeve, pasi vetë presidenti ka hedhur dyshime mbi të me javë të tëra para ditës së zgjedhjeve.

Pjesëtarët e fushatës së Trump kanë nisur 6 emaile që prej mesnatës, duke kërkuar para. Në kërkesë është shkruar specifikisht që demokratët po përpiqen të “vjedhin” zgjedhjet. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë dëshmi që në shtetet ku po zhvillohet beteja për votat e Kolegjit Zgjedhor të ketë parregullsi.

Gjatë një tubimi në Kenosha, Uiskonsin, një ditë para zgjedhjeve, Tump tha se avokatët e tij do të luftonin fort për votat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH