Aktualitet

Video/ Shqiptari tregon si bëhet vaji i kanabisit në “kushte” shtëpie

Shkruar nga Liberale
Video/ Shqiptari tregon si bëhet vaji i kanabisit në

Emisioni "Top Story", ka sjellë historinë e një të riu, i cili prodhon kanabis në kushte shtëpie. Personazhi X është një i ri, i cili ka nisur të merret me këtë punë që në moshë të vogël, për shkak të varfërisë që po kalonte familja e tij.

“Ky është një proces shumë i thjesht që mund ta bëje kushdo në shtypin e tij. Si fillim marrim boçet e kanabisit dhe i ngrijmë në copa të vogla, për ta përhapur sa më mirë rezinën. Tani pasi kemi copëtuar 100 gr kanabis, duhet të shtojmë një liter alkool, që duhet të jetë mbi 90 gradë e sipër, duhet ta lagim të gjithë, në mënyrë që kanabisi të zhytet. I vëmë kapakun dhe e lejmë gjysmë ore që alkoli të rri bashk me kanabisin. Pas 30 minutash, bëhet procesi i kullimit. Pasi kullojmë alkolin, e hedhim tek ena për tu zier, në një zjarr të ngadaltë në një temperaturë jo me mbi 150 gradë. Dhe pasi të avullojë alkoli, në fund mbetet vetëm vaji i kanabisit”, procesi zgjatë 2 orë dhe pasi të ftohet është gati për përdorim”, tregon ai, duke shpjeguar më tej se sa rrezikon nga kjo punë, por që ndjehet i detyruar për ta bërë.

Tani janë bërë gati 7 vjet, e kam filluar në moshë të vogël për arsye ekonomike, e shpërndajmë në të gjithë Shqipërinë por normalisht ka dhe në shtetet fqinje. Me miq me të njohur, me kontakte sepse kemi shumë vite që e bëjmë dhe klientët e dinë. Ne nuk punojmë me sasi të vogla, kjo është sa për ta treguar se kushdo mund ta bëjë në shtëpinë e vet. Si çdo gjë e jashtëligjshme nuk vjen me çmim të ulët, çdokush që merret me këto punë e di se ça po rrezikon por duhet ta bëjmë”, tregon personazhi, i cili del i maskuar në video, për të mos zbuluar identitetin e tij./Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/tch.topstory/videos/1561598503964749/?t=3

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH