Shtetasi italian i arrestuar me shqiptarin mbrohet në hetuesi: Arma dhe kokaina nuk janë të miat
Arma me 58 fishekë, kokaina dhe pajisjet e tjera “nuk janë të miat”. Kështu u shpreh pranuari i lokalit në Itali, i cili u prangos së bashku me shqiptarin Edmond Xhafa , 48 vjeç, i njëjti që një javë më parë sulmoi një vajzë 21-vjeçare, teksa po stërvitej në një palestër në Porta Nuova.
Sipas medieve italiane shqiptare kishte përdorur grushte, shkelma, i kishte shkulur flokët dhe madje vajza ishte mbajtur e mbyllur në aneksin e palestrës, nën kërcënimin e një shufre hekuri që përdoret për stërvitje.
Fabrizio Zaramelli, 53 vjeç, ndodhet prej dy ditësh në një qeli, në burgun San Donato.
Që kur videoja e sulmit të së mërkurës së kaluar u bë virale, duke shkaktuar një mori komentesh dhe zemërim nga publiku italian, karabinierët kanë monitoruar lëvizjet e mashtruesit shqiptar dhe më pas kanë kryer dy kontrolle, një në shtëpinë e tij dhe tjetrin në atë të mikut të tij, një bar në qendër të qytetit. Në shtëpinë e Zaramellit u zbulua pistoleta automatike me 58 gëzhoja, të cilat u vodhën në vitin 2019 nga një shtëpi në Francavilla; dhe më pas u sekuestruan edhe 160 gramë kokainë, “pjesërisht e ndarë në doza dhe materiale të ndryshme për paketim”, si dhe “15 shishe me steroid anabolikë përfshirë nandrolon dekanoat dhe testosteron”.
Për karabinierët, Zaramelli i siguroi se nuk ka përdorur kurrë armë dhe nuk ka konsumuar kurrë drogë. Nëse doni mund t’i bëj analizat edhe tani, - tha ai. Por ndihma e dhënë për shqiptarin mund ta çojë atë nën “akuzën e ndihmës”. Prokuroria vijon hetimet pas arrestimeve të kryera nga karabinierët e Pescara.
https://youtu.be/EXyvD05Bsw0?t=15