Aktualitet

Video/ Dalin pamjet nga sherri mes 6 turistëve italianë dhe pronarit të banesës në Sarandë, i mbajti peng për 1 orë

Shkruar nga Liberale
Video/ Dalin pamjet nga sherri mes 6 turistëve italianë dhe pronarit

Një tjerë ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Sarandë, ku protagonistë janë 6 turistë italianë. Ata u mbajtën 1 orë peng nga pronari i shtëpisë që kishin marrë me qera, pasi dyshonte se i kishin dëmtuar pajisjet.

Siç shihet nga videoja e shpërndarë nga policia në Facebook, turistët i kërkojnë pronarit të hapë derën, duke e cilësuar ilegale atë që po ndodh. Ata janë të veshur, me valixhet dhe gati për t’u larguar, por 59-vjeçari iu kontrollon valixhet dhe iu ka kyçur derën e apartamentit, teksa iu kërkon të paguajnë.

"Pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 1, një shtetas iu kishte hequr lirinë, në mënyrë të kundërligjshme, disa shtetasve, në një apartament, shërbimet e Komisariatit te Policisë Sarandë kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë vënë në pranga shtetasi Jashar Azemi, 59 vjeç, banues në Prishtinë, si dhe është bërë lirimi i shtetasve nga apartamenti.

59-vjeçari, për rreth 1 orë, iu ka hequr lirinë 6 shtetasve italianë, në apartamentin që iu kishte dhënë me qira, pasi pretendonte se këta shtetas i kishin dëmtuar disa pajisje në këtë apartament", thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH