Në një bashkbisedim me studentë dhe pedagogë në Universitetin Europian të Tiranës, shkrimtarja Vera Bekteshi rrëfeu arsyet se pse ka botuar romanin autobiografik “Vila me Tre Porta”. Shkrimtarja Bekteshi ishte e ftuara e radhës në forumet UET, e cila përkonte me 1 vit nga dalja e romanit të saj të fundit.
Znj. Bekteshi e lidh romanin e saj me historitë konkrete familjare.Duke e bërë këtë gjë ajo ngjall një besim dhe kureshtje të madhe për lexuesin. Pra ajo shprehet se ky libër ka patur impakt të mirë tek njerëzit sidomos tek gratë dhe meshkujt e moshës së saj të cilët kanë përjetuar kohën e diktaturës komuniste por jo vetëm. Libri autobiografik i Bekteshit sjell një rrëfim tronditës mbi fatin e një gruaje në Shqipërinë komuniste. Libri është i mbushur me personazhe realë që kanë pasur një rol në jetën politike dhe shoqërore të vendit.
Por ajo çfarë e bën interesant këtë rrëfim, është fakti se historia nis nga zemra e diktaturës siç ishte Blloku i udhëheqjes komuniste ku familja Bekteshi jetoi për një kohë të gjatë, për të vijuar më pas me përshkrimet rrënqethëse të internimit. Bekteshi tregon se si njeriu mund të mbetet i bukur dhe plot dëshirë për jetën dhe pse është përshkruar nga vuajtje të mëdha.
“Kam patur vështirësi ti rikthehem atij libri Vila me dy Porta, duke qënë se kisha akoma gjëra të pa thëna. Në fakt kjo ishte pikënisja e librit të tretë, sepse kisha gjëra akoma më të rëndësishme për të thënë, më shumë se në librin e parë. Ka aspekte të jetës të rënda për tu thënë por siç thotë edhe Umberto Eko, nuk mund të thuhen të gjitha sepse shkrimtari është si mbreti lakuriq. Kisha një frikë të brendshme për këtë libër por gjithmonë i kam pëlqyer aventurat edhe pse të rrezikshme”.
Gjatë bisedës znj Bekteshi ndalet më së shumti tek internimi që ka kaluar familja e saj dhe se si e ka përballuar ajo këtë gjë. “Kam punuar në koperativë me punë të rënda edhe pa kundrejtë një pagese”.
Duke folur për këto histori ajo rrëfehet se vetë familja e saj ka kontribuar në luftën Nacional-Çlirimtare. Duke qenë se është muaji nëntore znj. Bekteshi preku disi edhe kontributin dhe per meritat e dhëna në mbarim të kësaj lufte pjesëtarët e familjes saj. "Familjarët dhe të njohurit e mi kanë qenë pjesë dhe kontribues të kësaj lufte Nacional-Clirimtare. Këtë histori dhe shumë të tjera i kam thënë edhe në libër”.
Ndërkohë shkrimtarja Bekteshi tregoi se për romanin e fundit 'Vila me Tre Porta' ka patur presione të shumtë sidomos nga familja e diktatorit Hoxha.
“Kam patur një presion të madh të mirë organizuar dhe të fshehur nga familja e kryesorit për këtë libër, por e kam kaluar këtë gjë duke menduar se misioni im në jetë paska qenë të shkruaj për të gjitha ato padrejtësi që më janë bërë në jetë”.
Pyetjes për intersin e brezit të sotëm,znj Bekteshi u pergjigj duke iu refueruar rinisë së saj dhe dëshirës që kishte për të lexuar dhe për të marrë më tepër informacion
“Rinia sot nuk lexon dhe nuk ka konceptin e disa termave kryesore sic jane internimi dhe stakanovist. Unë i sugjeroj rinisë së sotme leximin e librave autobiografike, por jo vetëm. Mbështes fort faktin se të gjithë duhet të dimë se nga vimë dhe cfarë historie kemi lënë pas për të arritur këtu.Rinisë nuk i falet të mos lexojë dhe të mos ketë informacion për të shkuarën”.Gjithsesi ajo mendon se interesi per librat nuk është zbehur.
Znj Bekteshi e mbyll intervistën e përlotur duke treguar eksperincën e saj dhe duke thënë:
“Përballja me një sëmundje të pa shërueshme është internimi me i madh i njeriut, i kam hyrë nje jete shumë të vështirë por po përpiqem ta kaloj këtë duke e menduar veten si një adoleshente 15-vjecare”./Gazeta Liberale