Politikë

Veliaj: Gjysma e parave me të cilat blihet pronë në Tiranë, vijnë nga sistemi bankar, pjesa tjetër blihet nga emigrantët dhe të huajt

Shkruar nga Liberale
Veliaj: Gjysma e parave me të cilat blihet pronë në Tiranë,

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur edhe një tjetër teme që shpesh përbën debat sa i takon ndërtimeve në Tiranë, lidhur me burimin e parave.

“Kritikët e zhvillimit thonë që ndërtimi furnizohet nga para me burime të dyshimta. Ndërkohë që, vetë kritikët e pranojnë që më shumë se gjysma e parave me të cilat blihen apo gjenerohen këto prona vijnë nga sistemi bankar. Për gjysmën tjetër, që nuk ia gjejnë dot burimin, se nuk përpiqen të arsyetojnë, thonë automatikisht se është gjysmë “e pistë”. Për këdo që jeton në Tiranë, gjysma tjetër s’është kaq mister. Mesatarisht 30-35% të ndërtimit e marrin pronarët e tokës dhe pjesa tjetër blihet nga emigrantët tanë që nuk aksesojnë bankat e Shqipërisë, por i marrin paratë nga një bankë, apo kursimet e tyre në Itali, Greqi, Gjermani, Angli, Amerikë apo Kanada,” deklaroi kryebashkiaku.

“Tiranës nuk ia vëmë dot traun, – tha Veliaj, – “për 20-25 mijë qytetarë që na bashkohen çdo vit. As nuk e ndajmë dot në vendalinj e të ardhur, sepse ajo është një gjuhë raciste e viteve ’90 që nuk duhet të ekzistojë më. Ne duam ta bëjmë këtë një qytet më të mirë për të gjithë,” tha ai.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH