Arte

Vdes në moshën 65-vjeçare poeti britanik Benjamin Zephaniah, nuk reshti së dashuruari poezinë

Shkruar nga Liberale
Vdes në moshën 65-vjeçare poeti britanik Benjamin Zephaniah,

Poeti dhe autori britanik, Benjamin Zephaniah ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 65 vjeçare. Lajmi i trishtë është bërë me dije nga familja e tij përmes një postimi në platformën X.

Në deklaratë thuhet se 65-vjeçari u diagnostikua me një tumor në tru vetëm tetë javë më parë. Zephaniah u bë i njohur si poet dhe autor i përvojës së rracës me ngjyrë në Britani, duke u futur në rrymën kryesore në vitet 1980 përmes "poezisë së tij dub".

Në librat e tij shkrimtari shpaloste përvojat e tij të fëmijërisë në Handsworth në Birmingham, si dhe trazirat civile që u përhapën nëpër qytetet angleze në mesin e viteve '80.

Ai botoi 14 libra me poezi, shtatë drama dhe shtatë albume me muzikë origjinale. Zephaniah u cilësua si një nga 50 shkrimtarët më të mëdhenj të pasluftës në "The Times" në 2008.

“Benjamin ishte një pionier dhe novator i vërtetë. Ai i dha botës aq shumë përmes një karriere të mahnitshme, duke përfshirë poezi, letërsi, muzikë, televizion dhe radio.”, shkroi familja e poetit në llogarinë e X. 

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH