Aktualitet

Vdes foshnja e porsalindur në Spitalin e Prizrenit, arrestohen tre mjekë

Shkruar nga Liberale
Vdes foshnja e porsalindur në Spitalin e Prizrenit, arrestohen tre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku një foshnjë e porsalindur ka ndërruar jetë në Spitalin e Prizrenit, ndërsa tre mjekë janë arrestuar.

Mediat kosovare shkruajnë se denoncimi është bërë nga i ati i foshnjës, pasi dyshon se vdekja ka ardhur si pasojë e mostrajtimit të duhur nga stafi mjekësor.

“Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i foshnjës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë (mjekë) dhe janë dërguar në mbajtje”, thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH