Rrëmbimi i Jak Prengës dhe më pas vrasjes e zhdukjes së trupit të tij duket se është pasojë e një marrëdhënie të dështuar mes trafikantësh droge për një sasi shumë të madhe kokaine.
Sipas gazetares Anila Hoxha , autoritet shqiptare besojnë se për zhdukjen e tij fshihet një organizatë e fuqishme kriminale, që ka veprimtari në Angli, disa shtete të BE dhe Ekuador e Shqipëri.
Raportohet se vëllai i viktimës me iniciale A.P është pritur që të dorëzojë për të dorëzuar sasinë e drogës, kokainë por nuk ka ndodhur kështu.
Ai e ka nxjerrë sasinë prej 280 kg kokainë nga porti, por nuk e ka dorëzuar atë te porositësit në Angli , prandaj duket se kjo është arsyeja që ky grup kriminal është hakmarrë.
Rrëmbimi i Jak Prengës është bërë më automjet të vjedhur, po ashtu dhe me targa të tilla, që i përket një këngëtareje të njohur.
Prenga nga vështrimi i kamerave dhe provave te tjera është futur i gjallë në resort dhe më pas është nxjerrë i pajetë prej aty, ku u zhduk dhe trupi më pas.
Kokaina ishte porositur nga anëtarët e organizatës, prandaj edhe ata u hakmorrën, por situata duket se u doli nga kontrolli.