Dy persona kanë vdekur në aksidente të rënda në Florida të Shteteve të Bashkuara, e cila po goditet nga uragani Idalia.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, të cilat kanë cituar autoritetet në SHBA.
Një 40-vjeçar humbi kontrollin e makinës së tij, e cila u përplas me një pemë, ku fatkeqësisht edhe ndërroi jetë.
Gjithashtu në Alachua, një burrë 59-vjeçar duke drejtuar një Toyota Tacoma u përplas me automjetin e tij në pemë ndërsa në zonë binte shi i rrëmbyeshëm. Fatkeqësisht edhe ai ndërroi jetë.