Universitet

Vasilika Kume emërohet Rektore e “Tirana Business University College”

Shkruar nga Liberale

Vasilika Kume emërohet Rektore e “Tirana Business University

Prof. Dr. Vasilika Kume, me një përvojë të gjatë në fushën akademike, emërohet Rektore e “Tirana Business University College”.

“Tirana Business University College” zyrtarizoi sot emërimin e Kumes në postin më të lartë të këtij universiteti.

“Që nga fillimi i karrierës akademike në vitin 1986, Prof. Dr. Kume qenë e përkushtuar në mësimdhënie dhe studime shkencore në fushën e Menaxhimit, e profilizuar në Manaxhim Strategjik, Vendim-marrje Manaxheriale dhe Planifikimi Strategjik në organizatat publike dhe jofitimprurëse. Në vitin 2001 ju akordua titulli “Profesor“. Gjatë periudhës 1998-2012 Prof. Vasilika ka qenë Drejtore Ekzekutive e Programit Master, në Fakultetin Ekonomik, UT, bashkëpunim ky me disa universitete si, Universiteti i Nebraskës në SHBA, Universiteti i Bambergut, Gjermani, Universiteti i Modenës në Itali dhe Universiteti Stafordshire në Angli”, shkruan përmes një postimi në faqen zyrtare, “Tirana Business University College” . 

Vasilika Kume është anëtare e disa bordeve botuese dhe shkencore në revista ndërkombëtare. Ajo është autore e mbi 40 artikujve shkencorë dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca brenda dhe jashtë vendit.

Prof. Kume është angazhuar si pedagoge me kohë të pjesshme në disa universitete jashtë vendit. Për disa vite ajo është angazhuar në kursin e "Menaxhimit Strategjik", për studentët e IMBA, në Universitetin Worms, Gjermani. Ajo është ftuar si trajnuese nga disa institucione dhe kompani private në fushën e Zgjidhjes së Problemeve, Menaxhimit të Ndryshimeve, Manaxhimit të Kohës dhe Strategjisë së Biznesit. Kjo përfshirje ka pasur ndikim në pasurimin e ekspertizës së saj nga e cila kanë përfituar jo vetëm studentët, por edhe profesionistët në industritë e ndryshme.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH