Polis

SHIFRA E DITËS: Europa do të ketë 10% më shumë studentë deri në vitin 2030, falë ndërkombëtarizimit

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: Europa do të ketë 10% më shumë

Për shumicën e vendeve të Europës sfidë e universiteteve që të ruajnë të paktën numrin aktual të regjistrimeve mbetet thithja e studentëve të huaj. Rënia e lindshmërive në kontinent dhe plakja e popullsisë i ka vendosur para sfidave të mëdha universitetet, në mbarë Europën. Për universitetet në pothuajse të gjitha vendet e Europës, ndërtimi i kornizave ligjorë me qëllim joshjen dhe afrimin e studentëve ndërkombëtarë shihet si rruga e duhur që duhet ndjekur       

Ndryshe nga vendet e zhvilluara, ose qoftë edhe krahasuar me vendet e tjera në rajon, Shqipëria ka përjetuar gjatë viteve të fundit fluksin më të lartë të emigrantëve, çka do të thotë se joshja dhe tërheqja e studentëve ndërkombëtarë është akoma edhe më e nevojshme.

Shumë vende europiane kanë mirëpritur më shumë studentë ndërkombëtarë si kurrë më parë gjatë viteve të fundit (veçanërisht vende si Gjermania, Franca, Spanja, Zvicra dhe Irlanda).

Studentët ndërkombëtarë tërhiqen nga arsimi cilësor dhe nga shkollimi më i ulët në krahasim me 4 destinacionet kryesore botërore që janë: Australia, Kanadaja, Britania e  Madhe dhe SHBA-ja (njihet si "Katërshja e të Mëdhave"). Por në Europë, studentët shpesh përballen me të njëjtin lloj problemi si studentët në “Big Four”: strehim të pamjaftueshëm për studentë (PBSA) dhe tarifa të shtrenjta të qirasë.

Vitin e kaluar, pati një mungesë prej 3 milionë shtretërish për studentët në të gjithë Europën dhe situata pritet të përkeqësohet në pesë vitet e ardhshme, kur do të ketë nevojë për 200,000 shtretër shtesë, sipas një analize të vitit 2024 nga JLL, për pasuritë e patundshme. Ndërkohë, popullsia studentore e Evropës pritet të rritet me 10% deri në 2030/31, duke shkuar në 23.5 milionë, ku gjysma prej tyre do të jenë studentë ndërkombëtarë.

Qytetet kryesore studentore në Europë janë edhe më të këqijat për sa i përket strehimit dhe kushteve të tjera, me 40 qytete që përbëjnë 40% të mungesës së shtretërve prej 3 milionë. Vetëm 40% e shtretërve ‘PBSA’ në të gjithë Europën financohen privatisht. Pjesa tjetër janë në pronësi publike ose të subvencionuara. Situata, thotë JLL, barazohet me një "mundësi investimi prej 450 miliardë eurosh".

Siç edhe duket, shumica e investimeve të PBSA në Evropë janë në Mbretërinë e Bashkuar. JJL vëren se "tregjet kryesore në Evropën kontinentale do të duhet të rriten, mesatarisht, 13 herë për të përputhur me mesataren e [investimeve] të MB 2018-2022".

“Tregjet më të mëdha të studentëve si Gjermania dhe Franca mund të shohin rritjen e investimeve të tyre nga një mesatare prej 0.5 miliardë euro në 7 miliardë euro të nevojshme për të përmbushur kërkesën e paplotësuar. Në tregjet më të reja si Italia, me ritmin aktual të investimeve do të duheshin mbi 100 vjet për të vendosur investimet e nevojshme”, vërehet në analizë.

Për të ngushtuar hendekun midis ofertës dhe kërkesës, Dominika Mocova, një analiste e nivelit të lartë në JLL EMEA, “Living and Research Strategy”, thotë se “transparencë më e madhe e tregut dhe mirëkuptim nga autoritetet e planifikimit është e nevojshme për të zhbllokuar potencialin e plotë".

Kolegu i saj Julia Martin, kreu i JLL i “EMEA Student Housing”, thekson se PBSA është pjesë e sigurimit të një përvoje të mirë studentore: "Përballueshmëria dhe ofrimi i një përvoje të plotë studentore vazhdon të veçojë PBSA nga strehimi tradicional me qira".

“Tregjet më të mëdha për studentët si Gjermania dhe Franca mund të shohin rritjen e investimeve të tyre nga një mesatare prej 0.5 miliardë euro në 7 miliardë euro të nevojshme për të përmbushur kërkesën e paplotësuar. Në tregjet më të reja si Italia, me ritmin aktual të investimeve do të duheshin mbi 100 vjet për të vendosur investimet e nevojshme.”

Për të ngushtuar hendekun midis ofertës dhe kërkesës, Dominika Mocova, një analiste e lartë në JLL EMEA Living and Research Strategy, thotë se “transparencë më e madhe e tregut dhe mirëkuptim nga autoritetet e planifikimit është e nevojshme për të krijuar potencial të plotë".

Është koha që edhe universitetet tona dhe qeveria të hartojnë plane dhe strategji konkrete, e para, për të ndryshuar rrugëtimin e atyre që planifikojnë të ikin e të studiojnë jashtë përmes politikave të ngjashme me ato të vendeve të zhvilluara që afrojnë lehtësira në strehim, dhe e dyta, për të  për të joshur studentët ndërkombëtarë.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH