Polis

Çfarë di shkenca për sindromën e Havanës? "Armë" përmes radios ose mikrovalës, të tilla që përdorin rrezatim me frekuencë të lartë

Shkruar nga Laert MIRAKU

Çfarë di shkenca për sindromën e Havanës?

Përshtati dhe përgatiti për Liberale.al, Laert MIRAKU

Marramendje, lodhje dhe dhimbje koke ndër simptomat. Sipas disa medieve, pas sindromës misterioze dyshohet se qëndron shërbimi sekret rus.

Sindroma misterioze e Havanës u bë e njohur për herë të parë në vitin 2016 . Dhjetra raste janë identifikuar mes diplomatëve amerikanë dhe kanadezë dhe anëtarëve të familjeve të tyre në kryeqytetin kuban. Sipas raportimeve të medieve, rastet e para të sindromës thuhet se janë shfaqur në vitin 2014 në konsullatën amerikane në Frankfurt të Gjermanisë. Të prekurit vuanin nga marrje mendsh, lodhje, dhimbje koke, probleme me dëgjimin dhe shikimin, ndërsa disa prej tyre humbën përgjithmonë dëgjimin.

Që nga ngjarjet në Kubë, simptomat janë raportuar vazhdimisht nga diplomatë dhe zyrtarë të inteligjencës amerikane, duke përfshirë në Rusi, Kinë, Austri dhe së fundmi në Berlin. Të prekurit raportuan të përziera, marramendje, dhimbje koke të forta, dhimbje veshi dhe lodhje, dhe disa ishin të paaftë për të punuar, raportoi Wall Street Journal.

Simptomat e tronditjes

Simptomat shfaqen shumë papritur. Një viktimë në Moskë u "sulmua" nga sindroma në vitin 2017 ndërsa ishte shtrirë në shtrat gjatë natës, raportoi revista GQ. Të përzierat fillimisht e bënë të mendonte se ishte helmim nga ushqimi, por më pas iu shfaqën marrje mendsh aq shumë saqë sa herë që përpiqej të shkonte në tualet, binte.

“Ndihesha sikur po hidhja dhe po humbisja në të njëjtën kohë”, tha punonjësi i CIA-s për revistën. E gjithë kjo gjë e kapi atë plotësisht në befasi. Për shembull, ndryshe nga disa amerikanë në ambasadën në Havanë në vitin 2016, ai nuk dëgjoi një tingull që të shponte veshët.

Ekspertët në Qendrën e Lëndimeve të Trurit në Universitetin e Pensilvanisë studiuan disa nga qytetarët amerikanë që u plagosën në Kubë dhe publikuan një studim në "Journal of the American Medical Association" në vitin 2018. Në të, studiuesit shkruajnë se pacientët kanë dëmtim të rëndë të ekuilibrit, njohjes, aftësitë e tyre fizike dhe shqisore të dëmtuara thuajse njëllojë si njerëzit që kanë pësuar një tronditje të rëndë.

Por ndryshe nga një tronditje, simptomat nuk u larguan, ato thjesht u qetësuan dhe më pas u kthyen më me "dhunë" më agresive.

Vuajtjet psikologjike të pacientëve me sindromën Havana

Në një studim më të fundit, ekspertët ekzaminuan gjithsej 86 punonjës të qeverisë amerikane dhe anëtarët e familjes së tyre të prekur nga simptoma të tilla midis viteve 2018 dhe 2022. Krahasuar me një grup eksperimental të ekzaminuar të shëndetshëm rezultoi se ata që ishin të prekur nga sindroma Havana raportuan rraskapitje dukshëm më të shpeshta, stres post-traumatik, çrregullim ose depresion. 

Megjithatë, në provat klinike studiuesit nuk ishin në gjendje të zbulonin ndryshime në organet dhe indet e pacientëve ose në gjak. Gjithashtu nuk kishte dallime të rëndësishme midis pjesëmarrësve të grupit të kontrollit (grup eksperimental) në performancën e kujtesës ose testet e dëgjimit dhe vizionit.

Shkaqe të panjohura

Ajo që mund të jetë duke shkaktuar "ngjarjet jonormale shëndetësore" mbetet gjithashtu e paqartë. Por sigurisht që ka supozime. Specialistët nga Akademitë Kombëtare të Shkencave, Inxhinierisë dhe Mjekësisë në SHBA shprehën një prej tyre në dhjetor të vitit 2020. Ata dyshojnë se pas simptomave qëndrojnë impulset e synuara të frekuencës së radios.

Studiues të tjerë supozojnë se "armët" përmes valëve të mikrovalëd janë pas Sindromës së Havanës, të cilën kundërshtarët e SHBA-së e përdorin veçanërisht kundër diplomatëve, oficerëve të inteligjencës dhe familjeve të tyre. Armët e tilla që përdorin rrezatim me frekuencë të lartë tashmë janë zhvilluar.

Mikrovalët funksionojnë në intervalin nga një deri në 300 GHz. Furra me mikrovalë që shumë njerëz kanë në shtëpi i ngroh vaktet me një frekuencë prej 2.5 GHz. Ndërsa frekuenca rritet, rrezatimi bëhet më energjik. Me pajisjen e duhur, ai mund të synojë në mënyrë specifike njerëzit. Rrezet më pas depërtojnë në trup në një thellësi që varet nga frekuenca dhe mund të shkaktojnë dëme. Për shembull, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka zhvilluar një sistem armësh që përdor mikrovalë në një frekuencë prej 95 GHz.

Një tjetër mundësi janë armët zanore, kjo sugjerohet, për shembull, nga fakti se disa nga të prekurit në Havana dëgjuan një tingull shpues përpara se të fillonin simptomat e tyre. Megjithatë, pacientët e tjerë me sindromën Havana nuk dëgjuan asgjë.

Mund të ketë gjithashtu sisteme që lejojnë sulme në intervalin e padëgjueshëm. Por pak dihet për ta, përveç se ushtria kreu kërkime mbi to. Megjithatë, ekspertët deri më tani e kanë karakterizuar ekzistencën e tyre si shumë të pamundur.

Liberale Newsroom

Diplomati dhe intelektual i klasit "A", Ilir Shqina u nda papritur dhe para kohe nga jeta këtë të premte. Ai mësohet se vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ilir Shqina u dallua për angazhimet e tij profesionale dhe kontributin në fushën e mediave dhe komunikimit. Pedagog i shkencave sociale në Universitetin e Tiranës që prej fillimit të viteve '90, diplomat i shquar, madje edhe sportist, kohët e fundit ai ka qenë i punësuar në ministrinë e Jashtme. 

Lajmi i trishtë u është konfirmuar fillimisht për publikun nga ish-ministrja e Integrimit Europian, Majlinda Bregu, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilëson ndarjen nga jeta të Ilir Shqinës si një lajm të trishtë dhe humbje të parakohshme.

Bregu kujton me respekt bashkëpunimin me Shqina-n, duke theksuar se e ka njohur fillimisht si pedagog në universitet, dhe më pas ka pasur fatin ta ketë pranë si këshilltar diplomatik gjatë kohës kur drejtonte Ministrinë e Integrimit Europian. Ajo nënvizon se ndonëse kishin bindje të ndryshme politike, Ilir Shqina spikati për korrektësinë, dinjitetin dhe maturinë që solli në administratë – cilësi që ajo i konsideron të rralla në shërbimin publik.

"U prehsh në paqe miku im Ilir Shqina" - shkruan ish-deputeti, Ralf Gjoni. "Kush e ka njohur Ilir Shqinen nga afër dhe ka patur fatin të punojë me të, sot ndjehet i thyer totalisht prej humbjes së një njeriu të jashtëzakonshëm. E pabesueshme se sa e shkurtër është jeta. Ngushëllime familjes. Trishtim total" -  shkruan me trishtim Ralf Gjoni.

Ilir Shqina, Grida Duma dhe Aulon Kalaja në vitin 2018

Tronditja ishte e madhe mes miqve dhe shokëve nga lajmi i trishtë dhe po aq dhimbja për humbjen e intelektualit, Ilir Shqina.

Ilir Shqina me shoqërinë në gjimnaz

Në mesazhet e shumta të ngushëllimit disa nga miqtë e tij i kanë kujtuar vitet e gëzueshme të shkollës. Ai la pas një djalë ndërsa mbante lidhje të forta me të atin, inxhinierin e njohur beratas. 

Ilir Shqina me të atin, viti 2022

Shqina ka punuar në sektorin e gazetarisë dhe ka qenë aktiv në projekte e nisma që lidhen me zhvillimin e medias dhe kulturës në Shqipëri. Gjithashtu, Ilir Shqina ka qenë i përfshirë edhe në disa aktivitete shoqërore dhe ka marrë pjesë në debate publike për çështje të ndryshme sociale.

Ilir Shqina dhe Grida Duma, para divorcit

22 vite ka qenë i martuar me Grida Dumën. Ata u ndanë në vitin 2019 dhe i dhanë fund zyrtarisht martesës së tyre në vitin 2022. Divorci i tyre tërhoqi vëmendjen e mediave dhe opinionit publik, për shkak të statusit të lartë që ata kishin në shoqërinë shqiptare, .

Grida Duma, si një figurë e njohur politike dhe publike, dhe Ilir Shqina, i njohur për angazhimet e tij profesionale, kanë pasur gjithashtu një jetë private të mbushur me shumë spekulime dhe interes mediatik. Megjithatë, ata kanë arritur të ruajnë një farë privatësie rreth detajeve të ndarjes së tyre, dhe nuk kanë dhënë shumë informacion në lidhje me arsyet e divorcit.

Ilir Shqina dha një kontribut të çmuar në botën akademike dhe diplomatike si dhe kishte shumë për të dhënë. Ai iku duke na lënë mesazhin se koha është gjithmonë e pamjaftueshme për njerëzit e mirë, të urtë, punëtorë e të virtytshëm. Në një botë edhe të padrejtë siç ishte fatkeqësisht ndarja para kohe nga jeta e Ilir Shqinës.

SHQIPENGLISH