Polis

Çfarë ndodhi 35 vite pas vizitës HISTORIKE të Gorbachev në Pekin dhe revolta e studentëve që la pas mbi 3 mijë të vdekur

Shkruar nga Liberale

Çfarë ndodhi 35 vite pas vizitës HISTORIKE të Gorbachev
Mijëra studentë kishin nisur një grevë urie në sheshin Tiananmen në Pekin.

Duke parë vizitën e Sekretarit të Partisë Sovjetike Mikhail Gorbachev, e cila nisi më 13 maj, si sot 35 vite më parë, studentët filluan një grevë urie në sheshin Tiananmen, duke bërë thirrje mbi dështimin e qeverisë për t'iu përgjigjur kërkesave të tyre për dialog.
Në një nga posterat e studentëve lexohet: “Kombi është në krizë – i pushtuar nga inflacioni i shfrenuar, transaksionet e paligjshme nga zyrtarët përfitues, abuzimet me pushtetin, burokratët e korruptuar, ikja e njerëzve të mirë në vende të tjera dhe përkeqësimi i ligjit dhe rendit. Bashkatdhetarë, që e çmoni moralin, dëgjoni zërat tanë!”

Çfarë ndodhi 35 vite pas vizitës HISTORIKE të Gorbachev
Mikhail Gorbachev mbërriti në Pekin për samitin e parë kino-sovjetik që nga viti 1959, por greva e urisë e detyron qeverinë të anulojë planet për ta pritur atë në sheshin Tiananmen. Shoqërimi i tij është bllokuar nga protestuesit në pothuajse çdo rrugë të Pekinit. "Për qeverinë kineze, [kjo ishte] një shfaqje e turpshme, shumë e frikshme. “… Ata ishin të vetëdijshëm për atë që po ndodhte në Bashkimin Sovjetik – dhe po ashtu edhe populli kinez – se Partia Komuniste në Bashkimin Sovjetik ishte pak a shumë duke marrë fund. [Udhëheqësit e Partisë] ishin shumë të frikësuar se kjo mund të ndodhte edhe në Kinë.”

Pas përfundimit të vizitës, Zhao pohon se mënyra për t'i dhënë fund grevës është që qeveria të tërheqë pretendimet e 26 prillit, kur nisi lëvizja studentore dhe të pranojë kërkesën e studentëve për dialog si dhe të fillojë reformat.

Çfarë ndodhi 35 vite pas vizitës HISTORIKE të Gorbachev

Por pasi palët nuk gjetën dakordësi, rreth orës 1:00 të mëngjesit të 4 qershorit, Ushtria Çlirimtare Popullore më në fund pushton sheshin Tiananmen dhe pret urdhrat nga qeveria. Ushtarëve u është thënë të mos hapin zjarr, por u është thënë gjithashtu se duhet të pastrohej sheshi deri në orën 06:00, pa përjashtim apo vonesa. Ata bëjnë një ofertë përfundimtare për amnisti nëse largohen disa mijëra studentë që kishin mbetur. Rreth orës 04:00, drejtuesit e studentëve hedhin në votim çështjen: Lëreni sheshin, ose qëndroni dhe përballuni me pasojat. Studentët e lirojnë sheshin nën vështrimin e mijëra ushtarëve.

Më vonë atë mëngjes, disa njerëz – që besohet se janë prindërit e studentëve protestues – përpiqen të rihyjnë në sheshin Tiananmen përmes bulevardit Chang'an. Ushtarët i urdhërojnë të largohen dhe kur kio nuk ndodhi, hapën zjarr, duke rrëzuar dhjetëra njerëz në të njëjtën kohë. Sipas dëshmitarëve okularë, qytetarët duket se nuk besonin se ushtria po qëllon mbi ta me municion të vërtetë.

Çfarë ndodhi 35 vite pas vizitës HISTORIKE të Gorbachev
Askush nuk e di me siguri se sa njerëz vdiqën gjatë dy ditëve. Kryqi i Kuq Kinez fillimisht raportoi 2600, më pas e tërhoqi shpejt këtë shifër nën presionin e fortë të qeverisë. Shifra zyrtare e qeverisë kineze është 241 të vdekur, përfshirë ushtarë dhe 7,000 të plagosur.

Pushtimi pa dhunë i sheshit ishte pjesë e demonstratave kundër korrupsionit dhe prodemokracisë. Besohet se rreth 3000 civilë të paarmatosur u vranë kur ushtria futi tanket në shesh dhe goditi protestuesit më 3-4 qershor 1989.

/Përgatiti: Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH