Nga Prof. Marenglen Gjonaj,
Pedagog i Kolegjit Profesional të Tiranës
Globalizmi po sjell dinamikë ndryshimesh të mëdha në vendet e zhvilluara. Faktorë kryesorë të dukurive të mësipërme mund të vlerësohen revolucioni i vrullshëm dixhital, teknologjitë më të reja, ngadalësimet e prodhimit global industrial, ndryshimet tejet intensive klimatike, rritja e pabarazisë në shoqërinë njerëzore, vjetërimi i popullatës, etj. Rrugëzgjidhje për këto transformime radikale u kërkohen dhe shkollave të larta.
Nga universitetet "fabrikë" në universitetet "platformë”
Universitetet e sotme "fabrikë” përgatisin profesionistë të kualiteteve të larta por "standart" e që përgjithësisht nuk janë plotësisht funksionalë në industri dhe sipërmarrje të vogla.
Shkollat e larta përshtasin pandërprerë misionet e tyre që të kenë impakte shumë më të shpejta dhe eficente në shoqëritë moderne. Qendrat më të rëndësishme të potencialeve intelektuale për kërkime të avancuara dhe inovacione e me potenciale financiare, ideojnë transformimet e vetë atyre në modele më avangardë, universitete "platformë".
Universitetet "platformë" marrin role përgjithësuese të natyrës Pole të zhvillimeve multifunksionale. Industria 4.0 dhe tranzicioni dixhital, burimet energjitike, ekonomi qarkulluese (space economy), etj. janë kështu domenet më të reja që dhe vlerësohen si sfidat më të rëndësishme të kohës. Këto Pole të zhvillimit synojnë të tërheqin dhe interesat e industrive të mëdha, sipërmarrjeve të mesme e të vogla dhe deri atyre të start-up.
Kërkimet fondamentale disiplinore me impakt të lartë dhe promotorë të zbulimeve radikale, kanë në trajtë absolute në qendër studimet doktorale. Krahas tyre, mbeten domosdoshmëri dhe promovimi i kërkimeve ndërdisiplinore e të aplikuara dhe inovacioneve në veçanti, duke bashkëpunuar me industritë e mëdha e profesionistët.
Shkollat e mëdha Politeknike si kompetitive dominojnë për këto misione, por të hapura dhe për kontribute në mësimdhënie e kërkim dhe nga bota e profesioneve dhe industrisë.
Kapitaleve më të reja njerëzore sot nevojitet t'u ofrohen më me prioritet formimet e profesionalizuara, në veçanti ato të inxhinierive inovative e të manifakturave, duke stimuluar gjithashtu dhe formimet në kolegjet e larta profesionale.
Formimet të simulojnë fantazitë projektuese të studentëve, veprimtaritë në ekip, me më shumë soft skills dhe në veçanti, me më shumë azhornime nga shkencat humane dhe shoqërore, për t'i ndihmuar ata që të kuptojnë më mirë botën ku do të hyjnë në jetë.
***
Revolucioni I industrial Anglez i shekullit XVIII - IX.
Revolucioni II industrial (elektriciteti), industrializimet pas luftrave boterore, shekulli XX
Revolucioni III industrial i elektronikes dhe informatikes
Revolucioni IV industrial dixhital (industria 4.0)