Ingenious

Konkurset Hackathon/ UET përfaqësohet nga tre grupe studentësh të Departamentit të Informatikës dhe Teknologjisë

Shkruar nga Liberale

Konkurset Hackathon/ UET përfaqësohet nga tre grupe studentësh

Trembëdhjetë studentë të Universitetit Europian të Tiranës janë bërë pjesë e dy Hatckathon-ve, garave më të mëdha në fushën e kodimit dhe inovacionit që po organizohen në Shqipëri. Të ndarë në grupe, studentët e Departamentit të Informatikës dhe Teknologjisë bashkëpunojnë mes tyre për të shfaqur kreativitetin, njohuritë dhe aftësitë teknike në krijimin e produkteve inovative ose për të dhënë zgjidhje teknologjike nën tematika të caktuara.

Ashtu siç edhe e nënkupton termi hackathon (maratonë për hakerat), ky konkurs që ka marrë hov vitet e fundit, mbledh njerëz të fushës së teknologjisë dhe informacionit, profesionistë apo të rinj të pasionuar që dëshirojnë të shpërfaqin talentin përballë sfidave të reja teknologjike. Qëllimi i kësaj gare eshtë të promovojë inovacionin, ndërsa kompanitë e përdorin si mjet për të identifikuar dhe punësuar talente.

Nën kujdesin e profesores PhD(c) Anxhela Ferhataj, dy grupe studentësh po marrin pjesë në konkursin e organizuar nga IdentiTek, kompania që prodhon dokumentet biometrike në Shqipëri. Përgjatë tre ditëve, 24-26 prill, grupi i parë me studentët: Elfat Memaj, Kleidi Çurana, Migena Kërri, Antigona Llozi, Flavio Skoti dhe grupi i dytë i përbërë nga katër studentë të tjerë: Katerina Koçi, Dorina Cakaj, Mirfat Saraçini, Helena Dardha, garojnë me 40 pjesëmarrës për të ofruar zgjidhjet më inovatore në tematikat e paraqitura.

Konkurset Hackathon/ UET përfaqësohet nga tre grupe studentësh

Më të talentuarëve do t’iu ofrohet vend pune pranë kompanisë që organizon kompeticionin. Aktiviteti është vizituar në ditën e parë nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, i cili u shpreh se ndihet i frymëzuar nga përkushtimi i të rinjve që po konkurrojnë.

Një tjetër grup, vetëm me vajza: Sara Paja, Kjara Kolonja, Suela Dajlani dhe Dea Xhani, nën organizimin e përgjegjëses së Departamentit të Teknologjisë dhe Informatikës dr. Ardiana Topi do të marrin pjesë më 25 prill në Hackathon-in e organizuar nga ICT Academy, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK (Teknlologjia e Informacionit dhe Komunimikimit).

Shoqëria njerëzore ka hyrë tashmë në atë që emërtohet si revolucioni i katërt digjital, prandaj edhe studimet e hulumtimet në UET janë përqendruar rreth kësaj tematike. Të tilla kanë qenë kërkimet e publikuara në revistat shkencore e po ashtu edhe edicioni i 11-të i Konferencës Ndërkombëtare Ditët e Studimeve Shqiptare iu dedikua “Të jetuarit në epokën teknologjike”.

Prej vitit 2018 Universiteti Europian i Tiranës ka themeluar Fakultetin e Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës, i cili aktualisht ofron 12 programe studimi dhe ka rreth 1200 studentë në total. Në dy vitet e fundit numri i studentëve është rritur me 30% - 33%, si pasojë e rritjes së kërkesës së studentëve për të vazhduar programin e Inxhinierisë Informatike si në nivelin bachelor ashtu dhe atë master.

Sipas dekanes së këtij fakulteti, prof.asoc.dr. Teuta Xhindi “parashikimi i trendeve në zhvillimin e degëve të inxhinierisë është një detyrë e sfidueshme, pasi është në varësi të shumë faktorëve, si: ndryshimet teknologjike, kërkesat e tregut të punës, nevojat shoqërore dhe zhvillimet ekonomike. Megjithatë, nisur nga zhvillimet aktuale rajonale dhe globale, pritet që kjo prirje të vijojë edhe në 3-4 vitet e ardhme”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH