Instituti i mesëm “Le Rosey” në Zvicër (në foto), e njohur ndryshe si “Shkolla e Mbretërve”, është vlerësuar për vitin 2024 si shkolla e mesme më e shtrenjtë në botë me tarifa shkollimi edhe më të larta edhe se Universiteti i Harvardit.
Shkolla ofron një përvojë luksi në mësimdhënie dhe stilin e jetesës, përfshirë edhe një mëngjes të bollshëm në menu, aktivitete sportive si basketboll dhe ski, dhe pushime me vakte të ndryshme. Nxënësit mësojnë gjithashtu që të jenë të përulur dhe njihen me etikën e punës duke veshur veshje zyrtare për darkë ose duke shërbyer me radhë si kamerierë. Shkollimi për gjithçka afrohet për një shumë të majme 133,000 dollarë në vit.
Të diplomuarit e famshëm të Institut Le Rosey thuhet se përfshijnë Mbretin Albert II të Belgjikës, monarkun e Iranit, Princin Rainier të Monakos dhe Mbretin Farouk të Egjiptit.
Nxënësit e shkollave të mesme para se të shkojnë në universitet mbërrijnë në kampusin kryesor në shtator dhe kanë pushime në tetor e dhjetor. Më pas, pas Krishtlindjeve, ata shkojnë në një kampus në qytetin e Gstaad - një traditë për “Le Rosey” që nga viti 1916.
1. Le Rosey, Zvicër
I ndodhur buzë liqenit të Gjenevës, Le Rosey është simbol i një shkollimi prestigjoz. Me një tarifë 133 mijë dollarë në vit, shkolla ofron një sërë aktivitetesh akademike dhe jashtëshkollore. Kampusi i saj i gjerë dhe trupa studentore ndërkombëtare nxisin një mjedis shkëmbimi kulturor elitar. Shkolla afron edhe shërbime dhe shpenzime të tjera ekstra, në bazë të preferencave të nxënësve çka e bën atë aktualisht shkollën e mesme më të shtrenjtë në botë.
2. Institut auf dem Rosenberg, Zvicër
Për disa vite ka qëndruar në krye të listës. Instituti “auf dem Rosenberg”, i vendosur në Alpet Zvicerane, me një tarifë shkollimi që tejkalon 150,000 franga në vit, ofron një përvojë arsimore ekskluzive dhe të personalizuar. Para-studentët gëzojnë kurrikula të përshtatura, mësimdhënie të nivelit të lartë dhe madje edhe kuzhinierë personale teksa shkolla kujdeset për preferencat e tyre të ushqimit.
3. Kolegji Eton, Mbretëria e Bashkuar
Një institucion i rëndësishëm britanik, Kolegji Eton ka edukuar aristokracitë e vendeve të ndryshme, ndër shekuj. Me një tarifë shkollimi prej rreth 52,749 paund në 2024, kjo shkollë është e njohur për formimin e liderëve dhe nxitjen e ndjenjës së miqësisë midis studentëve. Traditat e saj historike dhe të diplomuarit e shquar ia shtojnë joshjen çdo vit.
4. Kolegji Aiglon, Zvicër
I vendosur në Alpet Zvicerane, Kolegji Aiglon kombinon ashpërsinë akademike me zhvillimin e karakterit. Tarifat e saj, duke tejkaluar 80,652 franga në vitin 2024, pasqyrojnë një përkushtim ndaj rritjes holistike. Theksi i shkollës në aktivitetet në natyrë dhe udhëheqje kontribuon në qasjen e saj të veçantë arsimore.
5. Kolegji Alpin Beau Soleil, Zvicër
Me tarifa që variojnë nga 80,000 deri në 130,000 dollarë në vit, Kolegji Alpin Beau Soleil ofron një përvojë gjithëpërfshirëse arsimore në një mjedis piktoresk alpin. Atmosfera e saj ndërkombëtare dhe kurrikula e larmishme inkurajojnë mirëkuptimin kulturor dhe rritjen personale.
6. Château de Sauveterre, Francë
Në zemër të Francës, Château de Sauveterre tërheq vëmendjen me tarifat e shkollimit që shkojnë në rreth 65,000 dollarë. E njohur për theksin e saj në të menduarit kritik dhe shprehjen krijuese, shkolla ofron një mjedis mësimor intim brenda një kalaje historike.
7. St. Clare's, Mbretëria e Bashkuar
E vendosur në Oksford, St. Clare tarifon 49,310 paund për vitin 2024/2025. Kjo shkollë njihen mbi fokusin e saj ndërkombëtar dhe mundësinë unike që u ofron studentëve për të studiuar programin e “International Baccalaureate”, i njohur globalisht.
8. Shkolla Ndërkombëtare Lemania-Verbier, Zvicër
Me tarifa mbi 60,000 dollarë, kjo shkollë e vendosur në Alpet zvicerane është e njohur për arsimin e saj dygjuhësh dhe fokusin në përgatitjen e studentëve për diplomën e “International Baccalaureate”. Mjedisi i saj mahnitës krijon po ashtu një mjedis mësimor gjithëpërfshirës.
9. Shkolla Ndërkombëtare bavareze, Gjermani
Shkolla Ndërkombëtare Bavareze e Gjermanisë ofron një arsim që lidh përsosmërinë akademike me një perspektivë globale. Me tarifa rreth 22,990 euro në vit duke filluar nga viti 2024, shkolla është e njohur për programin e saj të International Baccalaureate dhe theksin e vë në mirëkuptimin ndërkulturor. Ndodhet në periferi të Mynihut. Kjo shkollë afron një arsim të plotë brenda një qendre kulturore.
10. Shkolla Ndërkombëtare e Monakos
Shkolla Ndërkombëtare e Monakos është një shembull i ekskluzivitetit në një mjedis unik. Duke tarifuar afërsisht 32,500 euro në 2025, shkolla kujdeset për një trup studentor global dhe ofron programe “International Baccalaureate”. Mjedisi kozmopolit i shkollës dhe përkushtimi ndaj përsosmërisë akademike e bëjnë atë një zgjedhje tërheqëse për familjet që kërkojnë arsim elitar.