Idetë e nobelistit të shquar, Milton Friedman, i cili u nda nga jeta 18 vjet më parë mbeten me ndikim jo vetëm në ekonomi, por edhe në arsim dhe politikat publike.
Ekonomistët kanë gabuar jo pak gjatë rrjedhës së kësaj pandemie, sidomos nga kriza e çmimeve.
Reputacioni i Milton Friedman, laureati i Nobelit që vdiq në 2006, u lëkund disi pas Recesionit të Madh, pasi forcat e tregut në të cilat ai besonte aq shumë, u shpallën “fajtorë”.
Më keq akoma, pas krizës financiare, Rezerva Federale e SHBA zgjeroi në mënyrë dramatike ofertën e parasë, por norma e inflacionit të çmimeve mbeti në mënyrë kokëfortë e ulët.
E ndërsa inflacioni i lartë goditi rëndë ekonomitë e vendeve në mbarë globin, teoritë e Friedman u kthyen sërish su fundmi në modë, në debatet e shumta akademike dhe politike, për të dalë nga kriza.
"Inflacioni është njësoj si alkoolizmi”.
“Në të dyja rastet, kur fillon të pish ose kur fillon të shtypësh shumë para, fillimisht vijnë efektet e mira. Efektet e këqija vijnë më vonë. Prandaj në të dyja rastet ka një tundim të fortë për ta tepruar."
"Për të pirë shumë dhe për të shtypur shumë para. Kur bëhet fjalë për kurën, është e kundërta. Kur ndalon së piri ose kur ndalon së shtypuri para, efektet e këqija vijnë së pari dhe efektet e mira vijnë vetëm më vonë."
Milton Friedman (1912-2006)
Pas krizës globale financiare të vitit 2008, dhe asaj të çmimeve në vitin 2022, politika e parasë dhe ajo e bankave qendrore doli sërish në pah. Thirrjet për ripolitizimin e bankave qendrore drejt qëllimeve sociale si pabarazia, varfëria dhe ndryshimet klimatike janë shtuar gjatë viteve të fundit.
Ekonomistët dhe studiuesit e shkencave politikë kanë bërë thirrje për rishikimin e mandateve zhvillimore të humbura prej kohësh të bankave qendrore dhe për t'i kuptuar ato si institucione sociale dhe si terrene kontestimesh të mbivendosura. Megjithatë, roli i ligjit në kuadrin e diskursit mbi paranë dhe politikën monetare është eksploruar më pak.
E drejta ndërkombëtare, veçanërisht Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), luajti një rol vendimtar në depolitizimin e parasë në vitet 1970 dhe 1980. Instrumentet ligjore të Fondit, duke përfshirë kushtëzimin dhe mbikëqyrjen, u operacionalizuan për të transpozuar 'stabilitetin e çmimeve' dhe 'pavarësinë e bankës qendrore' në mandatin ligjor të bankave qendrore në mbarë botën.
Nga një sipërmarrje qartësisht politike, banka qendrore u shndërrua në përpjekje 'teknokratike' që funksiononte rreptësisht nën paradigmën e racionalitetit dhe neutralitetit. Nëse, siç tregon teoria e Friedman, ligji ka luajtur një rol vendimtar në depolitizimin e parave, dhe mund të jetë gjithashtu një mjet për riorientimin e bankës qendrore drejt qëllimeve progresive, siç është zgjidhja e varfërisë ose pabarazisë. Kjo do të kërkonte një rivlerësim të kujdesshëm të institucioneve ligjore të parasë globale, duke filluar nga vetë FMN. - "Asgjë nuk është aq e përhershme sa një program i përkohshëm qeveritar" - thotë Milton Friedman.