Economicus

Kopertina e “THE ECONOMIST”/ Rikthehet sërish Bangladeshi

Shkruar nga Liberale

Kopertina e “THE ECONOMIST”/ Rikthehet sërish Bangladeshi

“Bangladeshi ka rrëzuar një autokrat. Tani është pjesa më e vështirë”.

Kjo është ajo që veçohet në analizën kryesorë të javës nga “The Economist”.

“Një udhëheqës kujdestar, Muhamed Yunus, duhet të përpiqet të rindërtojë demokracinë”, nënvizohes në artikull.  

“Ngjarjen ishin dramatike. Më 5 gusht, Sheikh Hasina, kryeministrja e Bangladeshit, u largua nga vendi që ajo ka sunduar me një kontroll gjithnjë e më të ashpër që nga viti 2009. Ajo u dëbua nga një protestë e madhe e pushtetit popullor në rrugët e Dakës, kryeqyteti i Bangladeshit, dhe do të zëvendësohet nga një qeveri e përkohshme, e mbështetur nga ushtria dhe e udhëhequr nga Muhamed Yunus , një laureat i Nobelit për paqe”.

“Ashtu si ai, shumë Bangladeshash e quajnë protestën një "çlirim të dytë", gjysmë shekulli pas pavarësisë”, shkrua “The Economist”, që e konsideron protestën gjënë e duhur që duhej bërë për shkak se kryeministrja e dëbuar kishte devijuar mbi parimet demokratike dhe e mbante pushtetin për interesat e saj dhe të një grupi njerëzit që qëndronin të lidhur me qeverinë.

/Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH