Viti 2020 shënon 10-vjetorin e diplomimit të brezit të dytë në UET dhe të 10 të nominuarit për Çmimin e karrierws i përkasin pikërsiht këtij viti.
Universiteti Europian i Tiranës, i pari që solli një praktikë të tillë perëndimore në mjedisin e arsimit të lartë në Shqipëri, vijon të mbajë pranë të diplomuarit e tij, të cilët janë aktivë në jetën universitare edhe pas përfundimit të studimeve.
Ata janë ambasadorët e markës së universitetit. Sukseset dhe arritjet e tyre janë dëshmi e vlerave dhe standardit me të cilat një universitet edukon studentët e tij. Alumni-t janë ndër asetet më të vyera për një institucion të arsimit të lartë, për shkak se kontributi i tyre shkon përtej shkrimit të historisë apo përfaqësimit të vlerave, por edhe te formimi dhe edukimi i brezit të ri me eksperiencat dhe urat e komunikimit që ndërtojnë dita-ditës. Në mbarë botën perëndimore, tradita e një rrjeti Alumni është një traditë e konsoliduar tashmë, ku ish-studentët ruajnë lidhje të forta me universitetin ku kanë studiuar edhe pas diplomimit.
Që prej diplomimit të brezit të parë, mbi 15 000 kapele janë hedhur në ajër dhe shumë gjurmë suksesi në jetën profesionale janë lënë si një dëshmi e potencialit të një marke. Nisur nga fakti që në qendër të filozofisë së UET si institucion arsimor gjithçka sillet rreth studentit, dija dhe shërbimi janë primare, duke kuptuar rëndësinë e network-ut në ditët e sotme dhe se si studentët aktualë mund të përfitojnë nga eksperienca e të diplomuarve si në aspektin shoqëror, akademik ashtu edhe atë profesional, për vite me radhë UET ka investuar në krijimin e një rrjeti të fuqishëm “UET Alumni”.
Ada Gramatiku
Ada Gramatiku u diplomua pranë Universitetit Europian të Tiranës në vitin 2010 në degën Juridik. Që prej vitit 2011, Znj. Gramatiku ka shërbyer si këshilluese ligjore pranë Balfin Group e së fundi drejton çështjet ligjore pranë kësaj kompanie. Menjëhere sapo përfundoi studimet, Znj. Gramatiku filloi punë si këshilluese ligjore pranë Bankës Kombëtare Tregëtare e më në të njëjtin profil profesional në Institucionin e Statistikave në Tiranë (INSTAT). Ada Gramatiku është një nga emrat më të njohur në fushën e ligjit në Tiranë.
Afërdita Toli
Afërdita Toli është diplomuar pranë Universitetit Europian të Tiranës në Degën Marrëdhënie Publike Komunikim në vitin 2010. Në vitin 2012 u diplomua në të njëjtin Universitet në degën Administrim Biznesi : Specializuar në Marketing. Numëron disa eksperienca profesionale. Ka punuar kryesisht ne institucione financiare dhe aktualisht mban pozicionin e drejtueses se burimeve njërëzore në Shero Designs, kompani programimi qe operon prej disa vitesh në Shqipëri me klientë Amerikane. Gjithashtu prej një viti menaxhon Shero Academy qëndër kursesh profesionale programimi në Tiranë.
Armend Vokshi
Armend Vokshi është diplomuar në vitin 2010 në UET në degën Administrim Biznesi në nivelin Master me kualifikimin Cum Laude. Aktualisht, Z. Vokshi punon pranë ASD group në Kosovë në pozicionin e Këshilluesit. Karriera e tij në këtë kompani nisi tetë vite më parë. Gjatë karrierës së tij profesionale, Z. Vokshi është përfshirë dhe në kauza të rëndësishme si mbrojtja e të drejtave të fëmijëve, mbrojtja e komuniteteve vulnerabël si komuniteti rom dhe ai egjiptin, ku ka shërbyer si këshillues por dhe si udhëheqës i projekteve të kësaj natyre në qytetin e Gjakovës. Z. Vokshi numëron dhe një numër të konsiderueshëm punimesh me karakter shkencor. Ai punon dhe si lektor pranë Universum Collage and AAB në Gjakovë.
Enerida Isuf
Enerida Isuf, diplomuar në vitin 2010 në degën Marrëdhënie Publike – Komunikim në Universitetin Europian të Tiranës dhe në vitin 2011 e diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2013 – 2017, Znj. Isuf, fillon punë në Bashkinë e Tiranës, në Zyrën për Mbrojtjen nga Diskriminimi, pikë vokale për shtresat ëe nevoje, në menyrë të veçantë të Komuniteteve Rrome. (sot Drejtoria e Sherbimit Social, Sektori për Barazinë Gjinore dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi). (2012 – 2015) Aktiviste dhe anëtare bordi e FERYP (Forumi i të rinjve Rrome në Europe). Në vitin 2015-, Enerida, merr licensen e Avokatisë nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. 2013-2015, Aktiviste dhe përgjegjëse e Zyrës për Mbrojtjen nga Diskriminimi pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Kandidate për Anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë. Sot studente pranë Universitetit të Barcelonës, dega Marrëdhënie Publike Komunikim, menaxhere projektesh për perfshirjen e komuniteteve vulnerable pranë Fundacio Privada Pere Closa dhe Associacio de Joves Gitanos de Gracia. Anëtare Bordi e Federatës së Shoqatave Rrome të Katalunjes. (FAGIC) Presidente e International Society for Human Rights (ISHR), seksioni Spanjë.
Erisa Lamaj
Në vitin 2010 Erisa ka përfunduar me sukses nivelin Bachelor në Universitetin European të Tiranës në fakultetin e ekonomisë dega Financë - Bankë. Gjatë studimeve të saj në UET ka qënë fituese e bursës së ekselencës. Pas përfundimit të ciklit të parë vazhdoi studimet në Itali ku u diplomua në Master of Science in Finance and Banking në universitetin Tor Vergata, Romë. Ka përfunduar gjithashtu me sukses Master in Credit Risk Management në universitetin La Sapienza, Romë. Aktualisht punon si Investment Associate në një fond investimesh i renditur në listen e një ndër 5 fondeve më të mëdha në Europë per sa i përket investimeve në fushën e energjisë së rinovueshme. Pasioni i saj për operacionet M&A e shtyn të thelloj më tepër njohuritë në këtë fushë edhe në aspektin legal duke vazhduar Master in M&A and Joint-Venture. Autore e një libri, “Value at Risk. Some estimations under stress periods”, bazuar në një kërkim shkencor mbi metodat e vlerësimit të riskut në bankë.
Fationa Gjonaj Koka
Fationa Gjonaj Koka, ka pëfunduar studimet Bachelor dhe Master Shkencor pranë Universitetit Europian te Tiranës në vitin 2011, në degën Business & Marketing.Themeluese dhe CEO, pranë ProMarketing Albania dhe Italia. Sipermarje e cila disponon 800 punonjës. Kompani e profilit BPO, e cila operon në fushen e Shërbimit të Klientit, Sondazhe dhe Teleselling në bashkëpunim me Operatoret me te mëdhenj Mobile ne Itali, si Vodafone Italia SPA, Wind Italia, Telecom Italia, Digicom Albania, Telecom Albania etj. Aktualisht menaxhon 4 filale me Shqipëri dhe 2 në Itali, duke e kthyer kompanine në një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend. Është premiuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale si një nga kompanitë e cila ka ndikuar në aspektin social në vend nëpermjet mundësive të ndryshme te punësimit që ofron. Duke besuar se punonjësit, klientët dhe bashkëpuntoret e kësaj kompanie meritojnë gjithmonë më të mirën, kompania ka si mision të sjelle një eksperiencë të jashtëzakonshme për klientin në kërkim të inovacioneve dhe vlerave të shtuara.
ProMarketing, part of Gjonaj Group Holding!
Megi Xharo
Megi Xharo është diplomuar në vitin 2010 në Degën Marrëdhenie Ndërkombëtare pranë Universitetit Europian të Tiranës. Gjatë kohës së studimeve u angazhua në projekte të ndryshme përmes praktikave në UNICEF dhe në Ambasadën e Shqipërisë në BE në Bruksel. Më tej vijoj duke u aktivizuar në projekte të ndryshme me SOROS , dhe themeloi organizatën Mendo Pozitiv dhe mbajti e pozicionit te Drejtorit Ekzekutiv një iniciativë që u vlerësua me çmim nga Ambasada e SHBA në Tiranë si kampion të ACT Now për muajin Shkurt 2013. Që nga viti 2013 është e punësuar pranë Autoritetit të Aviacionit Civil në fushën e Marrëdhenieve Ndërkombëtare. Aktualisht është Përgjese e Sektorit të Marrëdhenieve me jashtë pranë këtij insitucioni.
Nabjana Shabani
Nabjana Shabanaj është diplomuar pranë UET në degën Administrim Biznesi në vitin 2010 e më pas ka mbaruar Masterin Shkencor në vitin 2013 në profilin Biznes-Marketing. Që prej vitit 2011 ajo ka ndjekur trajnime të shumta mbi bursat dhe tregjet financiare në Tel-Aviv (2011-2015) dhe në Bukuresht gjatë viteve 2015-2017. Me një eksperiencë tashmë 10 vjeçare në tregjet financiare dhe ato virtuale, prej 5 vitesh ajo ka një biznes të suksesshem të sajin që operon pikërisht në këto fusha dhe së fundmi ka hapur edhe një Galeri Arti në qendër të Tiranës. Duke qenë se prioriteti i saj mbetet fusha e biznesit, projektet e saj afatshkurtra shtrihen mbi fushën e turizmit sidomos në zonat turistike të Vlorës dhe te Korçës duke ideuar dhe realizuar hapjen e një brandi të ri hotelesh në këto qytete. Pasioni i saj mbetet arti figurativ.
Rediona Kame
Rediona Kame u diplomua në vitin 2010 në Fakultetin e Drejtësisë me rezultate të shkëlqyera pranë Universitetit Europian të Tiranës. Aktualisht, Znj. Kame punon në Sektorin Juridik dhe të Bashkëqeverisjes në Drjetorinë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në qytetin e Korçës. Më parë, Znj. Kame ka punuar si Juriste në Sektorin e Legalizimit dhe Planifikimit Urban në Drejtorinë e ALUIZMIT. Eksperiencat fillestare profesionale lidhen po në profilin e ligjit pranë Prokurorisë.
Sibel Biba
Sibel Biba aktualisht është drejtuese e njësisë së Marrëdhënieve me Publikun pranë Telekom Albania. Znj. Biba mban këtë pozicion që prej vitit 2017. Me një eksperiencë të gjatë në këtë fushë, Sibel njihet si njerëzit më në zë në fushën e PR. Znj. Biba ka përfunduar studimet në nivel Bachelor pranë Universitetit Europian të Tiranës në vitin 2010 për Marrëdhënie me Publikun-Komunikim dhe ka nisur punë në fushën e komunikimit menjëherë pas përfundimit të studimeve. Ajo ka ndjekur një rrugë profesionale duke tentuar këndvështrime të ndryshme të të njëjtit profesion, të tilla si Menaxhimi i Projekteve të Komunikimit, Agjencitë e PR dhe Reklamimit, prodhimi në media dhe komunikimi i korporatave. /Gazeta Liberale