
Avdullah Hoti ka folur për herë të parë pasi u zgjodh kryeministër i Kosovës.
"Sot në seancën e Kuvendit, jam shumë i kënaqur që përfundimisht kemi bërë bashkë një program qeverisës që i adreson nevojat e shtetit që është lufta kundër pandemisë dhe rimëkëmbja ekonomike dhe me nismat menjëherë që do t’i nisim menjëherë edhe me pakot për rimëkëmbje. Unë jam i bindur me koalicionin që kemi ndërtuar do t’i dalim zot këtij vendi", tha Hoti.
Ditën e sotme është miratuar qeveria e re e Kosovës me 61 vota pro. /Gazeta Liberale