Kandidati për president i propozuar nga Partia Socialiste, Bajram Begaj në një mesazh shkruan se, u ndje mjaft i emocionuar kur mori lajmin.
“Ishte sa e papritur aq edhe e madhe pesha e emocionit që ndjeva, kur mora lajmin se maxhoranca parlamentare kishte vendosur të më paraqiste si kandidat në seancën e sotme për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Me mirënjohje të thellë dhe respektin më të lartë për bashkëpunëtort, kolegët, anëtarët e familjes së madhe të Forcave të Armatosura të Republikës, kam nënshkruar kërkesën për lirimin nga detyra e lartë që kam pasur deri më sot nderin e përgjegjësisë së Shefit të Shtabit të Përgjithshëm”, shkruan Begaj.
[gallery columns="1" size="full" ids="1244330,1244331,1244332"]
Begaj i është drejtuar sot në mesditë Kryesisë së Kuvendit. Ndërkohë, aty është mbledhur Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, i cili miratoi me 37 vota propozimin e Begajt për president.
Gjeneral-majori ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtuesit të Shtapit të përgjithshëm të Shqipërisë dhe pritet dekretimi i presidentit Meta, që Begaj të marrë detyrën e re.
Në orën 18:00, do të mblidhet Kuvendi për të votuar kandidatin për president. Prej votimit nuk pritet asnjë surprizë, pasi mazhoranca i ka 71 votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit të ri.