Aktualitet

U asfiksua nga tymi, rëndohet gjendja e 70-vjeçares nga Pogradeci

Shkruar nga Liberale
U asfiksua nga tymi, rëndohet gjendja e 70-vjeçares nga Pogradeci

70-vjeçarja Mynever Tela e cila u asfiksua nga tymi në banesën e saj në Pogradec është dërguar në Tiranë.

Mësohet se gjendja e të moshuarës është përkeqësuar dhe është sjellë në kryeqytet për një trajtim më të specializuar mjekësor.

Mesditën e sotme banesa e 70-vjeçares u përfshi nga flakët pasi soba e gatimit mori zjarr. Tela u asfiksua nga tymi dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Pogradecit.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH