Aktualitet

U arrestua pas konfliktit te Kepi i Rodonit, befason Mark Frroku në polici: Nuk mbaj mend çfarë ndodhi

Shkruar nga Liberale
U arrestua pas konfliktit te Kepi i Rodonit, befason Mark Frroku në polici:

Ish-deputeti Mark Frrokut përfundoi në polici këtë të hënë, pas përfshirjes në një konflikt pronësie te Kepi i Rodonit.

I pyetur për atë se çfarë ndodhi dhe faktin që pati të shtëna me armë, Frroku ka habitur me deklaratën e tij duke pretenduar se nuk e dinte kush ishte zënë dhe si kishte nisur sherri.

“Kam kontrate për menaxhimin e pronave të kishës, por nuk e di kush është zënë dhe pse nisi sherri. Nuk i mbaj mend…nuk di kush qëlloi dhe çfarë bënë….”, tha Frroku, shkruan BW.

Praninë e tij në zonë e ka justifikuar si ndërtues i murit dhe se ishte pajtuar nga përfaqësuesit e kishës.

Të njëjtën gjë ka pretenduar edhe për shoferin e tij Besnik Toma, sipas të cilit nuk ka asnjë dijeni të jetë qëlluar me armë. Toma rezulton të jetë kushëri i parë i ish-deputetit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH