Globi

Thaçi i vendosi ultimatum, Albin Kurti në takim me Isa Mustafën

Shkruar nga Liberale
Thaçi i vendosi ultimatum, Albin Kurti në takim me Isa Mustafën

Kosova është ende pa qeveri, ndërkohë që presidenti Thaçi i ka lënë një afat të kufizuar kohor Kurtit për të dhënë një emër si kryeministër i qeverisë së ardhshme.

Burime të portalit Koha.net kanë bërë të ditur se Albin Kurti me të përfunduar mbledhja e Kryesisë së VV-së, është nisur për një takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Takimi i tyre po zhvillohet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Sipas burimeve, kësaj here LDK-ja do të dalë më kërkesë ndaj VV-së. Ky subjekt do të tentojë ta rikthejë në tavolinë të negociatave postin e kryetarit të Kuvendit, duke qëndruar edhe më tej në kërkesën për postin e presidentit./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH