Si pasojë e tërmetit në Turqi ministri turk i arsimit Mahmut Özer ka njoftuar se të gjitha shkollat në mbarë vendin në Turqi do të mbyllen për një javë.
Më shumë se 2.300 njerëz janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë plagosur nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën në orët e para të mëngjesit.
Gjthashtu fluturimet drejt dhe nga aeroporti në provincën Hatay janë pezulluar, ndërsa aeroportet në Maraş dhe Antep janë gjithashtu të mbyllura për fluturimet civile.