Prokurorët e çështjes së tërmetit sqaruan atë se çfarë kanë gjetur në dosjet e objekteve të shpallura të pabanueshme në qarkun e Tiranës, e veçanërisht në Vorë, Kashar e Farkë.
"Mungojnë studimet sizmiologjike, të cilat për një kategori ndërtesash mbi 7 kate është akt i domosdoshëm. Mungojnë oponencat teknike për administratorët e të cilëve janë lëshuar edhe urdhra ndalimi, mungojnë procesverbale të përfundimit të karabinave, të objektit. Në disa dosje mungojnë aktet e konstatimeve nga zyrat urbanistike, në komunat Farkë dhe Kashar, për të legalizuar mungojnë aktet e qëndrueshmërisë", thanë prokurorët duke shtuar se këto janë shkeljet që lidhen me ish-funksionarët publikë në komunën e Farkës dhe të Kasharit të cilët kanë shpërdoruar detyrën.
Ndërkohë sa i përket detyrave që i takojnë drejtuesve ligjorë të objekteve, inxhinierëve etj, prokurorët sqaruan mangësitë që kanë gjetur në dokumentacion.
"Ka mangësi lidhur me aktet e kolaudimit të objekteve. Ka mangësi edhe në aktet e marrjes në dorëzim të shesheve të ndërtimit, procesverbali i gërmimit, betonimit, të lidhjes së hekurit, të provave për betonin dhe hekurin, certifikatat e cilësisë së punimeve, dhe një sërë aktesh të tjera që janë konstatuar me mangësi. Në disa raste mungon edhe leja e objektit dhënë nga njësia administrative", thanë prokurorët e çështjes./Gazeta Liberale
[gallery columns="1" size="full" gss="1" ids="1118345,1118344"]