Aktualitet

Tërmeti dhe vaksina/ Rama në krah të ministrit italian: Mirënjohje...

Shkruar nga Liberale
Tërmeti dhe vaksina/ Rama në krah të ministrit italian:

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar Italian, Luigi Di Maio shprehu mirënjohje për mbështetjen e Italisë fqinje.

Teksa u ndal tek ndihma që Italia i ofroi gjatë ngjarjes fatkeqe të tërmetit, ku ofroi trupa të Mbrojtjes Civile, që iu bashkuan trupave të kërkim-shpëtimeve në terren, Rama tha se Italia ka dhënë mbështetje dhe për njohjen e Shqipërisë në BE.

“Nuk mundem që bashkë me falënderimin të mos shpreh mirënjohjen për Italinë mike dhe qeverinë italiane dhe në mënyrë të veçantë për trupat fantastike të Mbrojtjes Civile, të cilat reaguan në mënyrë të rrufeshme u gjendën brenda shumë pak kohe në zonën e fatkeqësisë duke sjellë shpresë dhe duke shpëtuar jetë. Falënderime dhe mirënjohje për përfshirje të drejtpërdrejtë të mikut tonë Luggi Di Mare dhe kryeministrit për mbështetjen e jashtëzakonshme në Bruksel, ku Italia ishte jo vetëm me fjalë por dhe me vepra në krye të radhës, të vendeve mike. Sot ndajmë së bashku dhe eksperiencën që po ndan e gjithë bota, eksperiencën e jashtëzakonshme të përballjes me armikun e padukshëm. Dëshiroj që ta falënderoj ministrin edhe për gatishmërinë për të qenë krejtësisht i hapur dhe i gatshëm në funksion të sigurimit të vaksinës për të cilën e gjithë bota është vënë në lëvizje. Siç e kam shpjeguar më parë, vendet po krijojnë dhe partneritete. Italia falë kësaj lidhje krejt të veçantë që ka me Shqipërinë, falë dhe ministrit të jashtëm e kryeministrit, është pranë nesh siç është dhe në BE. Në mënyrë që vendet e rajonit mos të mbeten pas. Në radhë të parë për garantimin e vaksinës për personelin mjekësor dhe më pas për mësuesit e forcat e policisë, dhe më pas për të gjithë popullin.”, tha Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH