Disa tërmete janë regjistruar gjatë natës në vendin tonë, ku më i madhi ka qenë me magnitudën 4.5 të shkallës rihter.
Sipas të dhënave të IGJEUM, lëkundjet e para kanë nisur pas mesnate, për të vijuar me të tjera tërmete me shkallë fuqie të ndryshme.
Mësohet se tërmeti më i fortë është regjistruar në Cërrik, me magnitudë 4.5 të shkallës rihter, në orën 01:26, ndërsa përgjatë gjithë natës janë ndjerë lëkundje të vogla në Belsh dhe Fier.
Po ashtu mëngjesin e sotëm është ndjerë një tjetër lëkundje me magnituidë 3.3 të shkallës rihter në qarkun e Elbasanit.