Aktualitet

Kokainë, armë zjarri dhe municion luftarak, prangoset 21-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Liberale
Kokainë, armë zjarri dhe municion luftarak, prangoset

Policia e Durrësit ka arrestuar një 21-vjeçar, si dhe ka proceduar një 40-vjeçar në kuadër të operacionit “Mix”.

Sipas policisë, 21-vjeçari Sentiljano Selami, shpërnndante lëndë narkotike si dhe posedonte armë zjarri pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin udhëtonte 21-vjeçari, në fshatin Kullë, rezultoi se i riu po drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Ndërsa në çantën e shtetasit Rr. K., 40 vjeç, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës (thikë).

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të banesës së Selamit, në fshatin Kullë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 doza lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 50 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis, 1 armë zjarri pistoletë me numër serie të pjesshëm (i fshirë pjesërisht), 100 fishekë luftarak të kalibrave të ndryshëm, 1 pasaportë biometrike në emër të një shtetasi tjetër dhe 3 telefona celularë

Arma e zjarrit do të dërgohet për ekzaminim në Institutin e Policisë Shkencore, me qëllim verifikimin nëse është përdorur në ngjarje të mëparshme kriminale.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e armëve të ftohta” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH