Aktualitet

Tentoi të fusë drogë në burgun e Rrogozhinës, pranga 65-vjeçarit

Shkruar nga Liberale
Tentoi të fusë drogë në burgun e Rrogozhinës, pranga

Një 65-vjeçar është arrestuar në burgun e Rrogozhinës në tentativë për të lëndë narkotike kanabis në qeli.

Shtetasi I.Z, banor i Tiranës akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në I.E.V.P”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ai së bashku me dy familjarë të tjerë M.Z dhe A.K është paraqitur në IEVP Rrogozhinë për të takuar shtetasin M.Z që vuan dënimin në këtë institucion.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një enë plastike me keçap dhe një enë plastike me majonezë u konstatuan 4 mbështjellëse me letër alumini në formë cilindrike brenda të cilave gjendej bimë me ngjyrë jeshile dyshuar si lëndë narkotike “canabis sativa”.

Menjëherë kanë filluar veprimet e para proceduriale dhe bazuar në prova është kryer arrestimi i I.Z.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH