Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë, i plagosuri niset drejt Traumës

Shkruar nga Liberale
Të shtëna me armë zjarri në Fushë-Krujë, i

Të shtëna armësh janë regjistruar paraditen e sotme në Fushë-Krujë, ku si pasojë është plagosur një person.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Zgërdhesh të Krujës rreth orës 09:45.

"Rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. H., rreth 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes. Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit", njofton policia.

Mësohet se, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH