Policia e Malit të Zi, mëngjesin e sotëm ka zbuluar 18 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria. Por ende nuk dihet sasia e saktë e drogës së gjetur.
Në hyrje të Malit të Zi, mjeti me targa franceze, i drejtuar nga një shqiptar është veçuar për kontroll të detajuar pas procedurës së rregullt doganore të kontrollit të automjeteve dhe pasagjerëve.
Bëhet me dije se droga ishte fshehur nën sediljen e shoferit dhe të pasagjerit, ndërsa ka rënë në pranga shoferi shqiptar.