Një sulm me thikë ka ndodhur në stacionin e metrosë në Schuman në Bruksel.
Ngjarja ka ndodhur në dalje të ndërtesës së Komisionit Evropian.
Sipas mediave ndërkombëtare, një person është plagosur ndërsa sulmuesi është arrestuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe zjarrfikëses si dhe dy autoambulanca.
Stacioni është evakuuar nga policia, ndërsa qarkullimi i trenave është ndërprerë në stacionin Schuman.
Deri më tani nuk dihen motivet e sulmuesit, por dëshmitarët okularë theksuan se ai ishte shumë i shqetësuar.