Aktualitet

Situatë e rënduar nga reshjet/ Ahmetaj: Shmangni lëvizjet jo të domosdoshme

Shkruar nga Liberale
Situatë e rënduar nga reshjet/ Ahmetaj: Shmangni lëvizjet jo

Zëvendëskyreministri Arben Ahmetaj ka dalë me një apel për qytetarët, nisur nga situata e rënduar pas reshjeve në Vlorë.

Ahmetaj kërkon që ata të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme, ndërkohë që institucionet janë angazhuar për marrjen e masave.

“Nisur nga situata e rënduar e reshjeve në Vlorë dhe gjithë vendin, një lutje për qytetarët që të shmangin lëvizjet jo të domosdoshme, ndërkohë që institucionet qendrore dhe ato lokale janë alertuar dhe mbeten të angazhuara për marrjen e masave për menaxhimin e situatës”, shkruan zv.kryeministri në rrjetet sociale.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH