Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur pasi KLGJ shtyhu vendimin për Ardian Dvoranin. Në një prononcim për mediat, Meta theksoi se kjo çështje është përgjegjësi e KLGj-së dhe e askujt tjetër.
“E kam dhënë një përgjigje për këtë çështje. Ajo është një përgjegjësi që i mbetet vetëm KLGJ-së dhe askujt tjetër.”, tha ai.
Kujtojmë se presidenti Meta i nisi Gjykatës së Lartë, por edhe KLGJ-së një letër për t’i vendosur në dijeni se Dvorani s’mund të jetë më anëtar i Gjykatës së Lartë, por as kreu i KED pasi mandati i tij ka mbaruar që prej 2014 dhe tashmë vakancat minimale në GJL janë plotësuar. /Gazeta Liberale