Aktualitet

Shtyhet ora policore dhe hiqen maskat në ambientet e jashtme

Shkruar nga Liberale
Shtyhet ora policore dhe hiqen maskat në ambientet e jashtme

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka prezantuar sot masat e reja anti Covid, qe hyjnë në fuqi nga data 1 qershor.

Mira Rakacolli: Duket që situata është e kontrolluar, dhe mendojme që ky kontroll ka të bëjë me elemente si përcaktimi i masavce në përputhje me indikatorët epidemiologjikë, zbatimi i tyre dhe ndihet mirë efekti i vaksinimit, mbulesa vaksinale që tani është vazhfdimisht duke u rritur.

Në këtë situatë komiteti mendon që ka vend për lehtësim masash dhe propozon që:

Duke nisur nga 1 qershori të hiqet detyrimi për maskën në ambientet e jashtme

por do vijojë të mbetet detyrimi per mbajtjen e saj në ambiente të mbyllura dhe në mjetet e transportit publik, kudo që nuk ruuhet distanca sipas udhëzimit te ISHP.

Ora policore nga ora 22:00 do kalojë në orën 23:00 deri në 6 të mëngjesit.

Sa i përket klubeve të natës diskove do vijojnë të mbeten të mbyllura e mizuka do lejoeht xer in 22:

nga 5 qershor grumbullimet në jashtë nga 10 bëhen 15 persona duke respektuar rregullat e distancës sociale

Nga 1 korriku, nëse situata nuk ndryshon ora policore shtyhet në 24:00, orari për muzikën nuk ndryshon, do lejohet deri në oren 22:00.

Do lejohen kampionatet sportive me fansa deri në 30% sipas protokollit të ISHP

Do lejohen teatrot, shfaqjet artistike konferenca me kapacitet të reduktuar sipas protokolleve deri në 30%

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH