Sociale

Të huajt FLUKS prenotimesh në Himarë, më 2 maj çelet zyrtarisht sezoni turistik

Shkruar nga Liberale

Të huajt FLUKS prenotimesh në Himarë, më 2 maj çelet

Himara është gati për sezonin turistik. Qyteti bregdetar çel sezonin në datat 2 dhe 3 maj dhe pritet që numri i turistëve këtë vit të ketë një rritje të konsiderueshme, referuar edhe prenotimeve.

Himara synon të mbetet një nga destinacionet kryesore. Turistët e huaj nga vende të ndryshme të Europës dhe botës, tashmë e konsiderojnë Shqipërinë një nga zgjedhjet kryesore.

“Jam Neina vij nga India, është hera e parë në Shqipëri, kam qenë në Sarandë dhe tani në Himarë. Himara është një vend i qetë, e duam për këtë qetësi, ushqimi i mrekullueshëm, njerëzit të mrekullueshëm, brigjet e detit të pastra dhe uji i kristaltë”.

“Vij nga Indonezia, para se të vija këtu isha në Malin e Zi dhe desha diçka të ngjashme me Malin e Zi, me pëlqen shumë Himara e paqtë, ujëra të pastra vende të qeta dhe jam shumë e kënaqur këtu”.

“Hera e parë dhe jam nga Britania. Hera e parë, dhe ende nuk kam parë gjë nga bukuritë këtu, por po më pëlqen shumë, dhe do të rikthehem sërish.”

 

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH