Në jetën e përditshme, të gjithë përballemi me gënjeshtra ndonjëherë të vogla, ndonjëherë më serioze. Por si mund ta kuptojmë nëse dikush nuk po na thotë të vërtetën?
Psikologët dhe ekspertët e komunikimit thonë se ka disa sinjale të qarta që mund të na ndihmojnë të dallojmë gënjeshtarët. Ja tre hapa të thjeshtë për ta kuptuar më lehtë:
1. Shihni gjuhën e trupit
Kur dikush gënjen, trupi shpesh e “tregon” të vërtetën. Nëse shmang kontaktin me sy, prek fytyrën ose flokët, ose lëviz shumë në vend, ka gjasa që nuk ndjehet rehat me atë që po thotë. Edhe një qëndrim shumë i ngurtë, pa emocione, mund të jetë shenjë që personi po përpiqet të mos zbulohet.
2. Dëgjoni me kujdes si flasin
Gënjeshtarët zakonisht flasin ndryshe nga zakonisht – ose shumë ngadalë, ose shumë shpejt. Mund të shmangin përgjigje direkte, të përsërisin pyetjen që u bëhet, ose të japin më shumë detaje sesa duhet. Nëse justifikimet janë të shumta ose historia tingëllon e stërmunduar, ka vend për dyshime.
3. Vëzhgoni për mospërputhje
Një mënyrë e sigurt për të kuptuar një gënjeshtër është të vini re nëse historia ka mospërputhje. Nëse personi ndryshon versionin e një ngjarjeje ose harxhon shumë kohë për të kujtuar çfarë ka thënë më parë, kjo mund të jetë shenjë që nuk po thotë të vërtetën. Bëjini disa pyetje shtesë – sa më shumë të flasë, aq më e vështirë bëhet për të mbajtur gënjeshtrën.