Sociale

Teza e anglishtes “rrjedh” sërish online! Maturantët përballen me një deja vu në provimin e sotëm

Shkruar nga Liberale

Teza e anglishtes “rrjedh” sërish online! Maturantët

Edhe këtë vit, Matura Shtetërore nuk i ka shpëtuar problemeve të zakonshme. Rreth 27 mijë maturantë në të gjithë vendin iu nënshtruan sot testit të gjuhës angleze, i cili nisi në orën 10:00.

Megjithatë, ajo që duhet të ishte një provë e barabartë për të gjithë, u zbeh nga një zhvillim i njohur tashmë: publikimi i tezës në rrjetet sociale. Sapo nisi provimi, pamje të testit nisën të qarkullojnë online, duke ngritur sërish pikëpyetje mbi sigurinë dhe korrektësinë e procesit.

Rrjedhja e tezës nuk është një fenomen i ri, prej vitesh tashmë, çdo sezon mature shoqërohet me problematika të tilla, që ndonëse denoncohen rregullisht, vijojnë të përsëriten.

Ndërsa pritet një reagim zyrtar nga autoritetet, maturantët dhe opinioni publik mbeten me të njëjtin shqetësim: a është matura vërtet një garë e drejtë për të gjithë?

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH