Sociale

SHIFRA E DITËS: Në 2024, Shqipëria 14 mijë lindje më pak sesa në vitet e Luftës së II Botërore

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: Në 2024, Shqipëria 14 mijë lindje më

Viti 2024 është mbyllur me treguesit më negativ të lindjeve në histori, që kur nisi regjistrimi i lindjeve në vendin tonë.  

Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri kanë lindur më shumë fëmijë sesa në vitin 2024. Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 1942 lindën mbi 36 mijë foshnja, ose 14 mijë foshnje më tepër se në vitin 1ë lamë pas, në një kohë kur numri i grave në moshë riprodhimi asokohe ishte më i ulë se sot. Në vitin 2024 në Shqipëri lindën pak më shumë se 22.4 mijë foshnja, teksa numri i grave në moshë riprodhimi ishte gati dy herë më i lartë se në vitet e para pas luftës.

Më konkretisht, të dhënat e fundit zyrtare të INSTAT tregojnë se gjatë vitit 2024 në vendin tonë kanë lindur vetëm 22,425 bebe ose 5 për qind më pak se vitin 2023. Rënia e lindjeve u thellua më tej në raport me vitin 2023 kur lindjet ranë me 4.3%. Rënia e lindjeve në vitin që lamë pas është rënia më e lartë regjistruar që nga viti 1934 kur janë raportuar të dhënat e para zyrtare demografike.

Popullsia shqiptare është zvogëluar në numër që nga rënia e regjimit socialist në 1990, nga 3.2 milion në 1989 në 2.8 milion në 2011 dhe në 2.4 milion në 2024; nga një normë e lartë vjetore e rritjes prej 2.06% në vit në vitet 1980, në një rritje negative në vitet 2000, prej -0.91%. Përveç rënies së lindjeve një faktor tjetër që ka ndikuar në tkurrjen e popullsisë është norma e lartë e emigracionit.

Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e katërt 2024 rezulton pozitive, duke regjistruar 652 lindje më shumë se sa vdekje, ku: Numri i lindjeve për tremujorin e katërt 2024 është 5.605, duke shënuar një rënie me 10,0 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.

SHIFRA E DITËS: Në 2024, Shqipëria 14 mijë lindje më

Shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e tretë 2024 rezultoi pozitive, duke regjistruar 752 lindje më shumë se sa vdekje. Numri i lindjeve për tremujorin e tretë 2024 është 6.495, duke shënuar një rënie me 0,3 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2023. Numri i vdekjeve për tremujorin e tretë 2024 është 5.743, duke shënuar një rritje prej 7,6 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2023.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i vdekjeve për tremujorin e katërt 2024 është 4.953, duke shënuar një rënie prej 4,0 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.

Shtatë qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në pesë qarqe të tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.

Qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 799 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 211 vdekje më shumë se sa lindje. 

Në tremujorin e katërt 2024, të gjitha qarqet e vendit shënojnë ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e katërt 2023. Qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 2.115 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 83 lindje.

SHIFRA E DITËS: Në 2024, Shqipëria 14 mijë lindje më

Në tremujorin e katërt 2024, rënien më të vogël në përqindje të lindjeve e ka qarku i Shkodrës me 1,5 %, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Korçës me 25,3 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2023. 

Në tremujorin e katërt 2024, dhjetë qarqe të vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, ndërsa dy qarqe të tjera shënojnë rritje, në krahasim me tremujorin e katërt 2023.

Qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 99 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.316 vdekje.  Në tremujorin e katërt 2024, rënien më të madhe në përqindje të vdekjeve e zë qarku i Durrësit me  19,0 %, ndërsa rritjen më të madhe e ka qarku i Beratit me 13,2 %, në krahasim me tremujorin e katërt 2023.   

SHIFRA E DITËS: Në 2024, Shqipëria 14 mijë lindje më

Rënia e lindshmërisë dhe emigracioni i lartë janë mbeten dy prej sfidave kryesore të vendit, që kërkojnë zgjidhje nga politik-bërësit. Fenomeni është më i gjerë, rajonal në të dyja aspektet dhe europian në plakjen e popullsisë, por mbetet më i theksuar në vendin tonë. Emigracioni prej tri dekadave ka prekur kryesisht popullsinë aktive të moshave 15-59 vjeç, duke krijuar kështu për herë të parë në Evropën Juglindore një mungesë të ofertës të punës, dhe duke mos lejuar që Shqipëria të shfrytëzojë dividentin demografik.

Migrimi ka shkaktuar jo vetëm rritjen negative të popullsisë së Shqipërisë, por gjithashtu ka qenë forca shtytëse që vendi të përjetojë një plakje të popullsisë, më shpejt sesa pritej, të grupmoshës mbi 60+, duke u rritur në 14% në 2011 dhe e pritshme mbi vlerën 25% në vitin 2040.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH