Eurostat sot në Ditën e Punëtorëve ka përpunuar të dhënat për të drejtat e tyre. Sipas të dhënave më të fundit në vitin 2023, 22.4% e të punësuarve në BE zakonisht punonin gjatë fundjavave.
Puna gjatë fundjavave ishte më e zakonshme tek punëtorët e kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit (49.5%), punëtorët e shërbimeve dhe shitjeve (48.9%) dhe njerëzit me profesione elementare (26.7%). Pra, gjysma e punëtorëve që punonin gjatë fundjavave
Ndërsa 19.2% e të punësuarve punonin zakonisht gjatë fundjavave, kjo vlente edhe për 46.7% të të vetëpunësuarve me të punësuar (punëdhënës) dhe 37.8% të të vetëpunësuarve pa të punësuar (punëtorë për llogari të vet).
Në të gjitha vendet e BE-së, Greqia kishte pjesën më të lartë të punonjësve që punonin gjatë fundjavave (32.3%), e ndjekur nga Italia (30.9%) dhe Qiproja (26.4%). Ndërkohë, normat më të ulëta u regjistruan në Lituani (3.0%), Poloni (4.5%) dhe Hungari (6.6%).
Në Bashkimin Europian, në vitin 2023, personat e aftë për punë të moshës 20-64 vjeç, punonin mesatarisht 36.1 orë në javë, sipas Eurostat.
Java më e gjatë e punës ishte në Greqi (39.8 orë), Rumani (39.5), Poloni (39.3) dhe Bullgari (39.0).
Holanda kishte javën më të shkurtër të punës (32.2 orë), e ndjekur nga Austria (33.6) dhe Gjermania (34.0). Për vitin 2023, të punësuarit me pagë punonin mesatarisht 43.7 orë në javë, ose 7.6 orë më shumë se mesatarja europiane.
Orët më të gjata janë në prodhim (46.5), bujqësi (44.8 e ndërtim (45.6) dhe më të ulëtat në administratë (40).
Pas Shqipërisë renditet Turqia me 43.1 orë.
Ballkani përgjithësisht punon më gjatë. Në mal të Zi punonjësit janë në punë 42.8 orë në javë, në Serbi 41.3, në Bosnjë 41.2 dhe në Maqedoninë e veriut gati 40 orë.
Ndonëse shqiptarët rrinë më gjatë në punë, ata paguhen më pak se të gjithë, teksa si paga minimale ashtu dhe ajo mesatare janë më të ulëtat në rajon (nuk ka të dhëna për Kosovën).
Në BE, në vitin 2023, 37,1% e të punësuarve, punonin mesatarisht ndërmjet 40 dhe 44,5 orë në javë, ndërsa vetëm 7,1% regjistronin më pak se 20 orë punë aktuale në javë, në punën kryesore.
Shkalla e punësimit në BE arriti nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë në tremujorin e katërt të vitit 2024, sipas të dhënave të reja nga OECD (Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik).
Tetë shtete anëtare të BE-së regjistruan gjithashtu nivele rekord gjatë kësaj periudhe, që datojnë që nga koha kur OECD filloi të publikonte të dhënat për herë të parë në vitin 2005.
Sipas OECD-së, norma e papunësisë në BE ra në 5.7% në shkurt 2025, niveli më i ulët që nga janari 2000. Midis 24 shteteve anëtare të BE-së, normat e papunësisë varionin nga 2.6% në Poloni në 10.4% në Spanjë, i vetmi vend që kaloi kufirin prej 10%.