Prej më shumë se një dekade, Shqipëria po përjeton një nga valët më të mëdha të emigracionit, veçanërisht në radhët e të rinjve. Sipas të dhënave të fundit nga INSTAT, vetëm në vitin 2023, mbi 46 mijë qytetarë shqiptarë u larguan nga vendi, dhe pjesa më e madhe e tyre janë të rinj të moshës 18–35 vjeç.
Një raport i Eurostat-it tregon se shqiptarët janë ndër popullsitë me numrin më të lartë të kërkesave për leje qëndrimi në vendet e Bashkimit Evropian. Vetëm në vitin 2023, rreth 20 mijë të rinj shqiptarëaplikuan për leje qëndrimi në Gjermani, Itali dhe Francë — shifra që tregon qartë një tendencë largimi që nuk po ndalet.
Arsyet kryesore mbeten mungesa e vendeve të punës të denja, pagat e ulëta, kushtet e vështira ekonomike dhe mungesa e shpresës për përmirësim të shpejtë të situatës. Sipas një studimi të UNDP, rreth 70% e të rinjve shqiptarë pohojnë se do të largoheshin nga vendi nëse do t’u jepej mundësia.
Pasojat e këtij fenomeni janë serioze, Shqipëria rrezikon plakjen e popullsisë dhe mungesën e fuqisë punëtore në sektorët më vitalë të ekonomisë. Sipas përllogaritjeve, nëse ky trend vazhdon, deri në vitin 2050 popullsia aktive në Shqipëri mund të ulet me mbi 30%.
Është kërkuar shumë herë ndërhyrje urgjente për të përmirësuar klimën ekonomike, sistemin arsimor dhe për të ndërtuar më shumë besim tek institucionet. Por, deri më tani situata mbetet e njëjtë. Të rinjë vazjdojnl që të braktisin Shqipërinë dhe për këtë nuk po merret asnjë masë nga shteti. Shqipëria rrezikon të humbasë gjeneratat që mund ta çojnë vendin përpara.