Sociale

Kush janë personazhet ‘VIP’ të botoksit kontrabandë nëpër klinikat e Tiranës dhe çfarë thonë mjekët?

Shkruar nga Liberale

Kush janë personazhet ‘VIP’ të botoksit kontrabandë

Teksa disa drejtues të salloneve apo klinikave që ofrojnë trajtime estetike janë arrestuar e të tjerë janë në kërkim, një treg i tillë i këtyre shërbimeve është tronditur pasi nuk ka klinikë që nuk ofron botox e filler, të paktën në Tiranë.

Dhe kjo toksinë, e cila ka rreth 10 vjet që përdoret nga vajzat dhe djemtë në vend, nuk është e regjistruar në Shqipëri, por ka hyre me çanta kontrabandë. Ishte një operacion i policisë që u fokusua në 32 subjekte, të cilat furnizohen me një lloj botoxi të quajtur “Nabota” me origjinë nga Koreja, por që hyn nga pika doganore e Morinës dhe një lloj tjetër, i quajtur Disport, i cili është prodhim turk dhe hyn nga aeroporti i Rinasit.

Në listën e të kërkuarve janë emra të klinikave të njohura që kanë ofruar këtë shërbim si Skerdilajd Faria, Luada Caushaj, Aida Troka, Jondia Zaçe, Eni Shemaj.

Por, a duhet licensuar Botoxi në Shqipëri, pasi tanimë përveç si destinacion turistik bregdetar njihet edhe turizmi estetik, ku futen pikërisht këto trajtime, ai dentar apo dhe mbjellja e flokëve.

“Ne si profesionistë e kërkojmë licensimin e botoksit, sepse nuk e përdorim vetëm për arsye estetike. E përdorimin edhe për arsye patologjike, për djersitjen e shtuar, e përdorimin edhe për korrigjimin e paralizave të vogla faciale. Ose për trajtimin e migrenës. Duke qenë se botoksi është një toksinë, është e rrezikshme, duhet aplikuar siç duhet”, shpjegon mjekja dermatologe Enkeleda Shodrani.

Mjekët thonë se ky treg duhet rregulluar, pasi nuk mund të injektojnë botox nëpër parukeri apo jo profesionistët.

Por, çfarë ndodh nëse nuk transportohet në boxe akulli botoksi ?
“Botoksi duhet transportuar në mënyrë të rregullt, me akull, duhet mbajtur në frigoriferë sopecifikë. Në të kundërt, penalizon faktin që fuqia e toksinës mund të bjerë. Si rrjedhim është jo shumë i efektshëm në aplikim, por jo se shkakton efekte anësore”, thotë Shodrani.

Cilët janë personazhet VIP?

Një ndër to është Senera Hoxha, e cila ka qendrën estetike që ndodhet në Rrugën e Dibrës dhe shet produktin e botoksit, thuhet në dosjen e Prokurorisë, publikuar në media.

Edhe Kozeta Bakaj shet produktin botoks, që e blend he importon nga Italia. Bakaj e shpërndan vetë botoksin në klinika të ndryshme ose nëpërmjet një vajzë, të identifikuar të “Instagram” si “_elaalla_”.

Një ndër tregtarët kryesorë të shitjes së produktit botoks në Shqipëri është edhe “Doctors Hospital”, thuhet në dosje.

Ndërsa Xhuljana Mahmutaj në klinikën estetike “Luar Clinic” pranë stadiumit “Dinamo” injekton botoksin pa qenë e specializuar për këtë shërbim estetik”.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH