Sociale

Kirurgu me 4 gra, njëra 16 vjeçe, revoltohet aktivistja: A ka të drejtë një grua të ketë 7 burra?

Shkruar nga Liberale
Kirurgu me 4 gra, njëra 16 vjeçe, revoltohet aktivistja: A ka

 

Vazhdon të shoqërohet me bujë arrestimi i mjekut Dervish Hasi, pasi ishte martuar me tri gra dhe akuzohet për kryerjen e marrëdhënieve me një vajzë të mitur 16-vjeçe, të cilën e prezantonte si gruan e katërt.

Elena Bogëjani, aktiviste shqiptare në Suedi e cilësoi poligaminë të papranueshme dhe mendësi të shteteve shumë të prapambetura.

Ajo tha se indoktrinimet fetare po i largojnë shqiptarët nga vlerat e tyre duke bërë që për shkak të fesë 300 shqiptarë t’i jenë bashkuar organizatës terroriste ISIS. Ajo tha se asnjë grua nuk ka të drejtë të ketë 7 burra, duke nënvizuar se edhe në aspektet fetare gratë nuk mund të kenë barazi me burrat. Sipas saj poligamia përdoret për të shfryrë epshet seksuale të burrave.

“A ka të drejtë një grua me i pas 7 burra? Pikërisht këto sqarime po e dëmtojnë imazhin e shqiptarit. Nuk ka barazi, si feja e krishtere dhe ajo e myslimane e lejojnë poligaminë për burrat që të ushtrojnë epshet seksuale të vetat, pse nuk e lejojnë për gratë? Pikërisht këto indroktimi fetare i kanë çuar 300 ushtarë shqiptarë të luftojnë për organizatat terroriste?”, tha ajo, teksa ishte e ftuar në emisionin “Goodmoorning Albanians”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH