Sociale

INTERVISTA për Liberale.al/ Arben Gjata: Studentëve u kemi plotësuar kushtet. Ja çfarë më tha Romano Prodi për nipërit tij!

Shkruar nga Klerisa Azuni

INTERVISTA për Liberale.al/ Arben Gjata: Studentëve u kemi

Intervistoi: Klerisa Azuni 

Arben Gjata rektor në Universitetin e Mjekësisë dhe shef i kirurgjisë në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza" në një intervistë për Liberale.al  flet për problemin e emigracionit tek të rinjtë, situatën e largimit të studentëve pas përfundimit të fakultetit si dhe për hapat e ndërmarrë nga autoritetet në zgjidhjen e këtij problemi:

Z. Gjata, si e shikoni situatën e emigracionit, mendoni që vazhdon të jetë akoma mania e studentëve për t’u larguar apo po fillon të rikthehet dëshira për të qënduar, ose të themi, po shtohet dashuria për atdheun?

Atëherë unë nuk besoj që është mani, është mundësi. Ne jetojmë në një botë globale sot ku shumë njerëz, jo në shqipëri por në të gjithë botën e kanë këtë problem. Ky është problem shumë i madh, nuk është një problem shqiptar apo ballkanik, është një problem botëror.

Para disa kohësh, këtu ka qenë Romano Prodi, ish-kryeministër i Italisë, i dhamë titullin ‘Honoris Causa’ nga universiteti dhe një ndër gjërat që po diskutonim me të ishte çështja e largimit të të rinjve. I them “Ore, po si është kjo çështja se ne po humbasim shumë të rinjë, përveç mjeksisë, por përgjithësisht janë të rinjtë që po lëvizin, dhe e di si u përgjigj: “Unë kam tre nipër dhe asnjëri nuk jeton në Itali”.
Është një problem global sepse është çështja e tillë. Ka qenë një artikull shumë interesant i “The Economics” që thoshte “brain follow the money” (mendja ndjek paratë), pra është një botë globale ku ofrojnë shumë para për ata që janë më të trajnuarit, më të zotët etj… Ky është një problem i përgjithshëm, Shqipëria e ka bërë e po bën, ti je këtu dhe po e shikon çfarë kushtesh ka spitali po ta krahasosh me spitalin para 10-15 vitesh. Natyrisht Shqipëria do të bëjë të gjithë përpjekjet e mundshme: rritjen e rrogave, krijimin e faciliteteve, mundësive të trajnimit etj…

Mendoni se ekzistojnë mundësitë për të frenuar emigracionin?

Është e vështirë t'a ndalojnë, pra të gjitha këto duhet të ndikojnë. Çdo gjë bëhet gradualisht, nuk bëhet dot asnjë gjë menjëherë. Është evolucion, pra ti duhet të rrisësh nivelin në sistemin mjekësor në të gjithë Shqipërinë, të rrisësh mundësitë e studentëve për karrierë, duhet të rrisësh infrastrukturën, të rrisësh pagat. Pagat janë duke u rritur por këto të gjitha bëhen hap pas hapi dhe unë besoj që kjo do të jetë. Nuk është problem i universitetit sepse nuk e zgjidhin dot universitetet. Këto kërkojnë politika qeverisje të rëndësishme për të mbajtur trurin, jo vetëm mjekun në Shqipëri dhe është një problem që nuk është kaq i lehtë për t’u zgjidhur, jo për Shqipërinë por për të gjithë botën.

Mendoni se rritja e kuotave për studentët e mjekësisë do të ndihmonte në rregullimin e situatës delikate aktuale: atë të mungesës së mjekëve në vend?

Janë rritur kuotat. Ne kemi patur një marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë, pikërisht për këtë arsye dhe në qoftë se mjekësia në vitin kur unë u zgjodha rektor para 8 vitesh kishte rreth 270 kuota për vitin e parë, sivjet jan gati 500 kuota në vit të parë, pra i kemi gati dyfishuar.

A mund të themi se është kjo një nga mënyrat që po përdorni për të zgjidhur këtë problem?

Pikërisht, kemi hapur specializime çdo vit. Ka patur periudha që 4 vite nuk janë hapur specializimet. Janë hapur specializimet çdo vit në mënyrë që mbaron të ketë mundësi të bëjë edhe specializimin këtu. Të hyjë në sistem, të njohi sistemin sepse është ndryshe një student që nuk e njeh sistemin mjekësor dhe është ndryshe të hysh në sistem të shohësh çfarë të ofron ky sistem mjekësor dhe duke njohur sistemi mund të bindesh më kollaj të qëndrosh në Shqipëri. Nuk bëhet asgjë me dhunë. Gjithçka bëhet duke përdorur këto metoda, duke rritur rrogat, duke përmirsuar infrastrukturën, duke u ofruar njerëzve mundësi për të qëndruar në Shqipëri. Të tjerat janë artefakte me të cilat ti i krijon mundësi ose e detyron të hyjë në sistem dhe në qoftëse krijon këtë pengesën të punojnë 3 vjet ose 5 vjet në shqipëri, në fund të fundit pas 3 ose 5 viteve ai përsëri mund të ikë. Është ndryshe t’a shohësh se si funksionon sistemi, çfarë benefitesh ke nga ky sistem, çfarë kënaqësie personale të jep ky sistem, pastaj mund të vendosësh të ikësh edhe jashtë, por është botë globale sot nuk pengon dot askush askënd.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH