Sociale

Homazhe në Korçë dhe Pogradec - Motra e Egli Progës mes lotësh: Nuk dua të politizohet vdekja e tij! Kërkoj nga drejtësia…

Shkruar nga Liberale

Homazhe në Korçë dhe Pogradec - Motra e Egli Progës mes

Në qytetin e Korçës e të Pogradecit janë zhvilluar mbrëmjen e sotme homazhe në nder të Egli Progës, 42-vjeçari i cili vdiq nga dhuna e ushtruar nga Denis Meçe, ngjarje e ndodhur në Pogradec më 10 gusht.  Qytetarët në Korçë thanë se ngjarja ku mbeti i vrarë Egli Proga tregon se jeta në këtë vend është e pasigurt.

Homazhe në Korçë dhe Pogradec - Motra e Egli Progës mes

Edhe qytetarët e Pogradecit kanë dalë masivisht për të bërë homazhe për vrasjen e 42-vjeçarit, Egli Proga pak ditë më parë.
Në Pogradec, në homazhet të cilat po zhvillohen në vendin e ngjarjes, kanë marrë pjesë edhe familjarët e viktimës, mes tyre babai dhe motra.

Homazhe në Korçë dhe Pogradec - Motra e Egli Progës mes

Në një prononcim të shkurtër për mediat, babai i 42-vjeçarit shprehet se kërkojnë vetëm drejtësi, asgjë tjetër.
“Vetëm drejtësi, vetëm drejtësi! Të dali e vërteta, kaq”, shprehet babai i Egli Proges.
Sipas hetimeve, Eglantin Proga u dhunua nga 29-vjeçari Denis Meçe, ku dëmtimet në trup i shkaktuan atij vdekjen. Proga, pas sherrit me të riun, ka mbyllur lokalin e tij dhe ka ecur përgjatë rrugës, ndërsa shfaqet duke ecur gati përhumbur.

Mes lotëve dhe zërit që i dridhej, motra e Egli Progës kërkon drejtësi për vrasjen e vëllait të saj.

Ajo thotë se jetën e tij ia morën barbarët e qytetit. E motra bën thirrje që ngjarja të mos politizohet dhe askush të mos përfitojë nga vdekja e vëllait të saj. “Megjithatë- shprehet ajo- do të pranoj ndihmën e të gjithëve derisa drejtësia të vihet në vend”.

DEKLARTATA E MOTRES SE EGLI PROGËS:

“Të dashur miq, të njohur dhe të panjohur ju falenderoj që jeni këtu në vendin ku mori frymë për herë të fundit vëllai im Eglantini. Unë jam motra e tij, por që nga dita kur Egli mbeti këtu i pajetë pasi jetën ja morën barbarët e këtij qyteti unë do të jem mbrojtësja e tij. Do ta mbroj tani pas vdekjes, pasi nuk isha këtu për ta mbrojtur përsëgjalli. Shumë kujt mund ti dukem e vogël, e pafuqishme, e pashpresë, apo thjesht një hallexheshkë me të zeza, por ju betohem ju që jeni këtu dhe atyre që fshihen skutave se drejtësinë do ta sjell më çdo kusht. Se jam kam borxh vëllait tim, vetes dhe familjes time.

Nuk dua që të përfitojë askush nga vëllai im, nuk dua të politizohet vdekja e tij, nuk dua të hidhërohet askush më shumë se mua dhe familje ime për të, megjithatë do të pranoj ndihmën e të gjithëve derisa drejtësia të vihet në vend.

Kriminelët që i kanë mbyllur gojën këtij qyteti dhe vëllait tim duke i mbyllur jetën do të shkojnë në burg, të gjithë, pa asnjë përjashtim. Si ata plehra që e dhunuan dhe ja morën shpirtin këtu, si ata të pashpirtët e tjerë që kërkuan të mbyllnin vrasjen me heshtje apo me letra. Kam vetëm një kërkesë që më dëgjojnë sot, për pogradecaret, flisni mos kini frikë, tregoni të vërtetat tuaja për banditët që morën jetën e Eglit, dëshmoni se ata mund  t’ju vrasin vëllezërit tuaj nëse shpëtojnë paq. Tregoni kush i mbron dhe kush janë kriminelët pas tyre.

Kërkoj nga sistemi i drejtësisë, këtë herë nuk ka para, nuk ka miq, nuk ka ndërhyrje dhe nuk ka taraf. Mos bëni gabimin ta godisnin me shkelma dhe grushta vëllain tim siç bënë barbarët që do përpiqen tju blejnë. Kërkojmë vetëm drejtësi. Duke filluar që sot i bëj thirrje avokatëve dhe juristëve të Shqipërisë dhe vijnë dhe të mbrojnë Elgin Bashkë me mua”, u shpreh motra e te ndjerit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH