Sociale

HISTORI NJERËZORE/ Jemi në epokën e dixhitalizimit! Sakrifica e babait në Maliq që i çon fëmijët në shkollë me kalë

Shkruar nga Liberale

HISTORI NJERËZORE/ Jemi në epokën e dixhitalizimit! Sakrifica e

Shqiptarët historikisht kanë bërë sakrifica të mëdha për t’u arsimuar. Pushtimet e shumta na kanë penguar ndër shekuj që të ecin me ritmin e vendeve të tjera. Edhe pse jemi në epokën e dixhitalizmit, sakrifica vazhdojnë, ndonjëherë edhe të pakuptueshme. E ndërsa zhvillohen tendera absurdë deri për larje dhe shpëlarjen e makinave të pushtetarëve, në zonat rurale të vendit sakrifica për t’u arsimuar mbetet njësoj si dikur.    

Nga fshati Këmbëthekër i bashkisë Maliq vjen një histori e tillë, sakrifice dhe përkushtimi. Genci Limanllari, babai i tre fëmijëve, i çon çdo ditë të vegjlit e tij në shkollën e Novoselës, fshat të cilin fëmijët duhet ta përshkruajnë mbi kalë për rreth 1 orë, për shkak të pamundësisë ekonomike.

HISTORI NJERËZORE/ Jemi në epokën e dixhitalizimit! Sakrifica e

Babai hero përballet çdo mëngjes me kapriçot e motit, dëborë, shi apo diell përvëlues – vetëm që fëmijët e tij të mos mbeten pas me mësimet. Historia e tij ishte pjesë e një reporti të "Euronews Albania". 

“Po bëj 7 vite që i kam regjistruar në shkollën e Novoselës, për të mos i lënë fëmijët pa shkolle. E vështirë pa e vështirë fëmijët nuk duhet t’i lësh pa shkollë. Mban gati afër një orë mban, kur është shumë ftohtë i veshim mirë, i mbulojmë me mushama që mos ftohen. Dy orë, deri sa vetë unë. Nuk e kemi ditur vet shkollën çfarë ka qenë, kemi vuajtur, shyqyr na ka mbajtur koha mirë”, - thekson  Genci Limanllari.

Në një kohë kur shumica e prindërve kërkojnë komoditet, ka edhe histori të tilla. Ky baba zgjedh sakrificën si mjet për të ndërtuar të ardhmen e fëmijëve të tij. Ai tregon se ndihma nga shteti mungon.

“Çfarë ti them unë shtetit? Ata e dinë vet. Ata më thanë bëj shtëpitë këtej poshtë, nuk kanë nevojë fëmijët vetëm për shtëpi, por e për të ngrënë e veshur. Unë kam 4 lopë, e ato nuk i kam të miat. Vetëm një lopë kam nga bonus i Ramës, bleva një lopë. Mos i humbja lekët, kur të vazhdojë shkollën do e shes e t’ua jap për të vazhduar shkollën. Me 150 lekë ndihmë ekonomike marr. Shes pak qumësht, nuk shes dot viçin e t’ia jap fëmijëve të mi.  Jetë e vështirë po ç’të besh? “-shtoi kryefamiljari.

HISTORI NJERËZORE/ Jemi në epokën e dixhitalizimit! Sakrifica e

Edhe pse me mundësi të kufizuara, Genci tregon se do të vijojë këtë ritual deri sa fëmijët e tij “të dalin në ballë jetës “. Genci Limanllari është shembulli i një prindi që nuk dorëzohet, duke e kthyer çdo mëngjes të vështirë në një hap drejt së ardhmes për fëmijët e tij. “Me kalë vij. Nuk kam frikë Mbahem këtu e rri. Nuk kam ftohtë”, - thotë njëri nga fëmijët.

Poll
SHQIPENGLISH