Sociale

FOTO HISTORIKE/ Gjyqi i Bahri Omarit, kunati i Enver Hoxhës që u pushkatua si "kriminel lufte”

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ Gjyqi i Bahri Omarit, kunati i Enver Hoxhës që u

Më 13 prill 1945, u dënua me vdekje Bahri Omari. Raportet e Enver Hoxhës me Bahri Omarin kanë qenë sa problematike, aq edhe misterioze. Së paku, për aq sa ka lënë të dokumentuar në gjallje ish-kunati i këtij të fundit.

Bahri Omari u shkollua në Gjirokastër dhe në Shkollën Mbretërore të Administratës Civile në Stamboll për Shkenca Politike-Administrative.

Gjatë Luftës së Parë Botërore organizoi dhe drejtoi grupe patriotike në Shqipërinë e Jugut. Punoi në gazetari si drejtor i gazetës “Dielli” të shoqatës mbarë-shqiptare “Vatra” (1915).

Pas kthimit në atdhe u përfshi në zgjedhjet parlamentare të viteve 1921 dhe 1923. Në kohën e qeverisjes së Nolit themeloi dhe u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike-Kombëtare. Në të njëjtën kohë, ai ishte botues i organit të kësaj force politike, “Shekulli”.

Pas triumfit të Legalitetit qëndroi në Bari të Italisë deri në vitin 1939. Në vitin 1942 u bë anëtar i organizatës së Ballit Kombëtar.

Një vit më vonë ai u zgjodh ministër i Punëve të Jashtme në qeverinë e Rexhep Mitrovicës. Në vitin 1945, ai u arrestua dhe u dënua me vdekje nga Gjyqi Special, i cili u zhvillua në Kinema “Kosova” (ish-“Teatri Kombëtar”), ndërsa mijëra vetë e ndiqnin nëpër rrugë, nga altoparlantët që qenë vendosur kudo në Tiranë.

Vendimi u dha më 13 prill 1945, ora 10:00. U ekzekutua ditën e nesërme, në një hendek te “Kodra e Priftit” në Tiranë. Para pushkatimit, u thirri shokëve: “Ktheni ballin nga pushkët! Tradhtarët vriten pas shpine. Ne nuk jemi tradhtarë. Historia do të jetë gjyqtari i paanshëm”.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH